Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë Rihter është regjistruar në Indonezi të hënën, më saktësisht në pjesën veriore të ishujve Maluku, raporton Reuters.
Fillimisht Qendra Hulumtuese Gjermane për Gjeoshkencë (GFZ) kishte njoftuar se shkalla e tërmetit ishte 6.2 ballë Rihter.
Mirëpo, Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se shkalla e tërmetit ka qenë 5.9 ballë Rihter dhe nuk është paralajmëruar për cunami.
Është njoftuar se thellësia e tërmetit ishte 168 kilometra. Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
LEXO EDHE: Tërmeti në Marok, a rrezikohet Shqipëria? Parashikimi i sizmiologut për vendet e Mesdheut