SIGAL IG, për këtë vit, ka bashkëpunuar me partnerët më seriozë globalë të risigurimeve.
Risigurimi, në terma të thjeshtë, është sigurimi financiar i një kompanie lokale ose rajonale, te një tjetër, e përmasave globale.
Risigurimi transferon një pjese të rrezikut, që kompania merr mbi vete te partnerë më të mëdhenj dhe financiarisht më të fuqishëm jashtë vendit.
Kjo ndihmon kompaninë lokale apo rajonale të ruajë stabilitetin financiar dhe të përballojë humbjet e mëdha, në çdo situatë të cilado përmasave, që mund të vijnë nga ngjarje të papritura si katastrofa natyrore ose seri kërkesash të mëdha për dëmshpërblim.
Klienti i siguruar te siguruesi rajonal ose lokal, në rastin konkret SIGAL IG, përfiton këto garanci nga risigurimi i kompanisë së tij siguruese të gjigantët botërorë:
a) garanci më të madhe për përfitimin e pagesës së dëmeve,
b) mbrojtje edhe në situata ekstreme si katastrofa natyrore apo aksidente masive,
c) stabilitet financiar të siguruesit dhe siguri pagese për klientin,
ç) besueshmëri dhe reputacion më të lartë të kompanisë dhe marrëdhënies kontratuale mes tyre,
d) mundësi për mbulim edhe për shumat e larta të sigurimi,
dh) produkte më të avancuara dhe cilësore që përmbushin kërkesat e klientëve,
e) menaxhim më të mirë të rrezikut,
ë) pagesa më të shpejta dhe profesionale të dëmeve,
f) siguri për mbulimet jashtë Shqipërisë dhe qetësi mendore për klientin që di se pas policës së tij qëndron një rrjet i fuqishëm financiar ndërkombëtar.
Hannover Re, Munich Re, AXA, AIG, Swiss Re, AIG, Zurich Re, Uniqa, Lloyd’s, QBE Capital (Global) Ltd, Colonnade Insurance S.A, Beazley Furlonge Ltd, Liberty Mutual Insurance Europe SE, Trustees of Syndicate 1218 janë gjigantët botërorë të risigurimeve me të cilat SIGAL IG ka portofol bashkëpunimesh përgjatë vitit 2025.
Rëndësia që një kompani u dedikon garancive financiare dhe korrektesës ndaj klientëve të vetë, mund të lexohet edhe në shifrat që ajo u paguan risiguruesve.
Në Shqipëri SIGAL IG ka paguar vetëm për këtë vit 10.2 milionë euro, në Kosovë 3 milionë euro dhe në Maqedoni të Veriut 1.9 milionë euro. Në total 15.1 milionë euro u janë paguar risiguruesve globalë. 43.1 milionë euro dëme të siguruara u janë paguar klientëve në rajonin Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.
Garancia që TPL në SIGAL mund të paguajë mbi 250 mijë euro dëme e deri në 750 mijë, mbi 500 mijë në pronë, mbi 500 mijë në Karton Jeshil, 50-100 mijë në KASKO, janë pikërisht këto kontrata risigurimi me rrjetet më presitigjioze globale.




