11.5 C
Tirana
Tuesday, March 31, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParlamenti Rinor Evropian dhe Insurance Europe thirrje për video ndërgjegjësuese në sigurime

Parlamenti Rinor Evropian dhe Insurance Europe thirrje për video ndërgjegjësuese në sigurime

Insurance Europe dhe European Youth Parliament (EYP) kanë shpallur konkursin “NextGen spotlight”, duke ftuar të rinjtë 18–35 vjeç të realizojnë video të shkurtra mbi rëndësinë e sigurimeve në jetën e përditshme. Afati i aplikimit është deri më 30 prill 2026.

Nisma synon të nxisë të rinjtë të tregojnë përvojat e tyre personale mbi sigurimet, nga udhëtimet dhe puna, te përballja me rreziqet dhe planifikimi i së ardhmes.

Konkursi është pjesë e bashkëpunimit mes dy organizatave për rritjen e edukimit financiar, në një kohë kur 82% e të rinjve europianë deklarojnë se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të marrë vendime të informuara mbi sigurimet.

Finalistët do të prezantojnë videot e tyre në Konferencën Ndërkombëtare të Insurance Europe në Bruksel më 28 maj 2026, ku fituesi do të zgjidhet nga votimi i publikut.

Afati i aplikimit është 30 prill 2026, ndërsa finalistët do të prezantojnë videot e tyre në Konferencën Ndërkombëtare të Insurance Europe në Bruksel më 28 maj 2026.

Fituesi do të zgjidhet me votim dhe do të përfitojë çmime tërheqëse, përfshirë udhëtime me Interrail, kupona sportivë dhe sigurim udhëtimi për një vit.

Sigurime.Online nxit të rinjtë shqiptarë të marrin pjesë në këtë konkurs.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat