14.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParashikimi i shkencëtarëve: 2025 do të jetë viti i tretë më i...

Parashikimi i shkencëtarëve: 2025 do të jetë viti i tretë më i nxehtë në tokë

Shkencëtarët parashikojnë se viti 2025 do të jetë viti i tretë më i nxehtë në botë, pak pas vitit 2024 dhe 2023, të cilët do të zënë dy vendet e para në listën e viteve më të nxehta që kur matet temperatura.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Britanik, viti 2025 do të jetë së paku 1.29 gradë më i ngrohtë se para epokës industriale dhe ka mundësi që temperatura të rritet deri në 1.4 gradë, shkruan “Sky News”.

Në vitin 2025 pritet të thyhet rekordi nga viti 2020, i cili për rrjedhojë do të zbresë në vendin e katërt.

Shkencëtarët theksojnë se viti 2025 do të jetë një vit shumë i ngrohtë, megjithëse fenomeni El Niño, i cili çoi në një rritje të temperaturave në 2023 dhe 2024, është në rënie. Shkak i kësaj vape globale është tendenca afatgjatë e ndryshimeve klimatike, e cila është rezultat i emetimit të gazrave me efekt serë, kryesisht nga lëndët djegëse fosile.

Meteorologu Adam Scaife shpjegoi se El Niño rriti përkohësisht temperaturat globale, por se ndryshimi i klimës vazhdon të bëjë çdo vit më të ngrohtë.

Shkencëtarët po hetojnë gjithashtu faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në rritjen e temperaturave, siç janë shpërthimet vullkanike.

LEXO EDHENdryshimet klimatike dhe humbja e biodiversitetit, dy sfidat themelore për epokën tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat