15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParashikimi i BERZH për Shqipërinë, i pandryshuar: PBB-ja rritet me 2.5% në...

Parashikimi i BERZH për Shqipërinë, i pandryshuar: PBB-ja rritet me 2.5% në 2023

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit, pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% më 2023, duke e lëne të pandryshuar parashikimin e shkurtit të këtij viti.

Vitin që vjen ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen në 3.3%.

Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente.

Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2% në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 % nga parashikimi i shkurtit.

Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2024 (nga parashikimi prej 3.3% në shkurt), ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.

Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2% me 2023, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur në ekonomitë e përparuara të Europës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat