Sipas parashikimeve, gjatë orëve në vazhim dhe nesër Shqipëria pritet të goditet nga shira të rrembyeshëm, të cilët mund të shkaktojnë edhe përmbytje në zona të ndryshme të vendit.
Në rast moti të keq, marrja e masave paraprake ju ndihmon të shmangni ose të kufizoni dëmtimet e mundshme.
3 gjëra që duhen bërë në rast rrufeje:
Rrjeti i ujit mund të ndikohet në rast rrufeje dhe kjo është arsyeja pse është më mirë të shtyni larjen dhe dushin gjatë një stuhie;
Nëse jeni në makinë, qëndroni brenda: rryma kalon në pjesën e jashtme të automjetit dhe shkarkohet në tokë, duke mbrojtur kështu pasagjerët;
Shmangni vendet e hapura dhe kërkoni strehim në një ndërtesë ose makinë.
3 gjëra që duhen bërë në rast përmbytjeje:
Ndërprisni energjinë dhe mos hyni në garazhe dhe bodrume;
Ruani kompletin tuaj të urgjencës në një enë të papërshkueshme nga uji. Mos harroni të kontrolloni periodikisht nëse kompleti i urgjencës përmban: pishtar, qirinj, ilaçe, ushqim të konservuar dhe ujë të pijshëm;
Mbroni shtëpinë tuaj rregullisht duke pastruar kanalet e kanalizimeve dhe ulluqet.
3 gjëra që duhet të bëni në rast stuhie ere:
Nëse jeni duke vozitur në një urë, jini të kujdesshëm. Mund të ketë shpërthime të papritura anësore të erës;
Gjeni strehim në një vend të mbyllur dhe shmangni qëndrimin pranë dritareve prej xhami;
Qëndroni larg pemëve të vogla dhe të mëdha.
3 gjëra që duhet të bëni në rast rrebeshi shiu:
Nëse jeni duke udhëtuar, tërhiquni në një vend të sigurt: reshjet e dendura të shiut mund të zvogëlojnë dukshmërinë;
Nëse jeni jashtë, qëndroni larg lumenjve ose përrenjve;
Mbyllni tendat dhe çadrat në tarraca ose në kopsht.