8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben "CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

Mjekja e familjes Brunilda Shiroka, në një intervistë për emisionin “Diagnozë” në A2 CNN, ka treguar disa nga analizat e gjakut që duhet të kryhen për të parë parametrat shëndetësorë.

Në këtë drejtim, ajo ka një këshillë që u drejtohet kryesisht pacientëve që kanë një sëmundje kronike, si diabetikët, hipertensivët etj.

Ajo që dominon, mbi 80% e pacientëve kanë alternim të metabolizmit të yndyrave.  Pra kanë vlera të trigliceriteve të yndyrave shumë të shtuara nga norma, të cilat janë po ashtu të kalueshme për një periudhë tjetër një ose dy mujore, nëse pacienti bën një jetë të shëndetshme, qoftë nga aktiviteti fizik, qoftë nga ushqyerja e kontrolluar. Pra këto janë të parat. Shohim hiperglicemin, të cilat janë pasojë e konsumit të shtuar të sheqernave. Pra këto dy elemente janë të parat dhe ndonjëherë kur konsumi i alkoolit, të themi, është shumë i shtuar, kemi dhe alternime të lehta të transaminanzave, pra të enzimave hepatike. Të cilat tregojnë që, ky konsum i shtuar ka cenuar paksa, funksionin hepatik”, thotë doktoresha.

Vitamina pa recetë? Doktoresha jep disa këshilla të vlefshme

Duke qenë se në këtë periudhë pas festave, shtohet përdorimi i vitaminave pa recetën e mjekut, mjekja Brunilda Shiroka jep disa këshilla të rëndësishme.

Vitaminat janë kategori farmaceutike që kanë vlerën e vetë në organizëm, në të gjitha proceset metabolike, pa diskutim nëse përdoren në sasinë e duhur, në kohën e duhur, në subjektin e duhur, kanë të gjithë pozitivitetin e tyre të shfaqur për atë që japin në organizëm. Po po ashtu nëse përdoren në mënyrë të pakontrolluar, pra nëse pacienti duke dëgjuar një shok, një koleg, një mik, duke parë efektin që ka dhënë te ai një X vitaminë, fjala vjen vitamina B12, që jo rrallë përdoret në popullatë. Sidomos pas festave ndodh kjo, nga lodhja e atmosferës festive, për të marrë energjinë, I drejtohemi për të marrë këtë energji por ne nuk e dimë se çfarë bën ajo në organizëm, nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar. Nëse përdoret në një organizëm kur vlerat e saj janë në parametra të normës”, tha ajo.

“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”

Nën këtë moto kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, ka ditur që gjatë 25 viteve të aktivitetit të saj të sjellë për klientët e saj produktet më të mira të sigurimit, kryesisht atij shëndetësor, për ti dhënë mundësinë kujtdo të mbajë nën kontroll parametrat shëndetësorë por edhe të kurohet në klinikat dhe spitalet më të mira në Shqipëri, Evropë dhe botë.

Një prej këtyre produkteve është edhe “Check Up-i sipas Protokollit Japonez”, unik për tregun shqoptar e rjonal të sigurimeve dhe që mundëson zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve , përfshirë edhe ato të rënda siç është edhe kanceri, duke ulur kështu në maksimum rrezikun.

Analizat që mundëson“Check UP-i sipas Protokollit Japonez”

LISTA E PLOTË

Kush duhet t’i kryejë këto analiza?

Individë me:

  • Historik kanceri në familje
  • Stil jetese jo të shëndetshme
  • Moshat mbi 40 vjeç
  • Femra
  • Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara
  • Që kanë ngarkesë në punë

Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike?

Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.

Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s. Blijeni ONLINE tani!

Për çdo pyetje ose paqartësi, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat