13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParaja false, Banka e Shqipërisë: Kujdes nga euroja

Paraja false, Banka e Shqipërisë: Kujdes nga euroja

Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë Lekë, me një rritje prej 6.8 miliardë Lekësh krahasuar me fundin e vitit 2022.

Pavarësisht këtij treguesi, Banka e Shqipërisë bën të ditur se numri i kartmonedhave të falsifikuara ra në minimum historik.

Më konkretisht vetëm gjatë vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022.

Shqetësuese për Bankën e Shqipërisë mbetet edhe sasia e lartë e sekuestruar e monedhës Euro në zonën e BE, e cila shënon dhe numrin më të lartë të turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Nga këndvështrimi teknik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, ato janë riprodhime të thjeshta me pajisje dixhitale komerciale, teksa institucioni i Bankës së Shqipërisë apelon ndaj qytetarëve që për dyshimet e tyre të konsultohen në uebsite- in zyrtar për t’u njohur me elementët e sigurisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat