Për të dytin vit radhazi, Tirana organizon sot Paradën e Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë.
Me rastin e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.
Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).
– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.
– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).
– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.