Në Shqipëri është hapur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ku institucione dhe kompani nga vende të ndryshme po prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë ekonomikë.
Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair dhe do të vazhdojë deri më 8 nëntor.
Si kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, me tetë kompani në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, pjesëmarrëse me stendën e saj do të jetë edhe SIGAL Insurance Group.
SIGAL Insurance Group do t’i sjellë këtij panairi përvojën 26-vjeçare në tregun e sigurimeve, një familje të gjerë produktesh novatore dhe ato të traditës, si në sigurimet e Jetës dhe në ato të Jo-Jetës.
Këto oferta mbulojnë më së miri risqet financiare për individin dhe bizneset shqiptare.
Po ashtu, si pjesë e familjes SIGAL IG, në panair do të eskpozohen edhe mundësitë e shkëlqyera të investimit me përfitueshmëri të lartë në SIGAL Invest dhe zgjidhjet e investimit në kollonën e tretë të pensioneve private.
Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, me fokus fushën e ndërtimit, energjisë, industrisë së rëndë dhe të lehtë dhe sektorë të tjerë, ku spikat edhe sektori financiar.




