Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë ka tronditur orët e para të mëngjesit Turqinë.
Tërmeti me epiqendër në Kahramanmaraş dhe që është ndjerë fuqishëm në disa rajone, ka shaktuar deri më tani 1014 viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Ndërsa tërmeti 7.7 që ndodhi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş shkaktoi shkatërrime të mëdha në rajon, një tërmet tjeter 7.6 ka ndodhur pak më parë, këtë herë në Elbistan.
Lëkundjet shkaktuan shkatërrime në 10 provinca, kryesisht në Hatay, Malatya, Adıyaman, Kilis, Şanlıurfa dhe Diyarbakır.
Në foto e mëposhtme janë pamje nga ajri që tregojnë sesi Hatay është kthyer në një shesh dhe ku ndërtesat janë rrafshuar në tokë.