12.5 C
Tirana
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPamja rajonale: Sa dëme në pronë paguhen nga industria e sigurimeve në...

Pamja rajonale: Sa dëme në pronë paguhen nga industria e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut?

Pagesa e dëmeve është prova më konkrete e funksionimit të industrisë së sigurimeve. Ajo dëshmon jo vetëm kapacitetin financiar të kompanive, por mbi të gjitha besimin e konsumatorëve, efektivitetin e mbrojtjes financiare dhe rolin stabilizues që sigurimet luajnë për ekonominë.

Sigurime.Online sjell një tjetër studim krahasimor për rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut në drejtim të dëmeve të paguara në pronë, si raport përqindje me totalin e dëmeve të paguara nga sigurimet e jojetës në tregjet e rajonit.

Në një rajon të ekspozuar ndaj zjarreve, tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore, niveli i dëmeve të paguara në pronë tregon qartë sa reale është mbulimi i rrezikut në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Analiza më poshtë i referohet periudhës janar–shtator 2025, shifrat janë përafruar në euro dhe po ashtu janë shprehur në përqindje.

Maqedonia e Veriut: mbi 11.7 milionë euro dëme të paguara në pronë

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, industria e sigurimeve ka paguar gjithsej:

511,786,000 denarë dëme për sigurimin e pronës

213,254,000 denarë dëme për sigurime të tjera të pronës

Totali i dëmeve të paguara në pronë: 725,040,000 denarë, ose rreth 11.75 milionë euro

Në të njëjtën periudhë, dëmet totale të paguara nga i gjithë tregu i sigurimeve jo-jetë kanë arritur në 3,963,835,000 denarë, që përkthehen në rreth 64.2 milionë euro.

Në Maqedoni të Veriut, nisur nga këto të dhëna, pagesat e dëmeve nga sigurimet e pronës përbëjnë rreth 18.3% të totalit të dëmeve të paguara në sigurimet jo-jetë.

Shqipëria: rreth 4.1 milionë euro dëme të paguara në pronë

Në Shqipëri, për periudhën janar–shtator 2025 janë paguar: 356,640,000 lekë dëme nga zjarri dhe forcat e tjera natyrore, 51,345,000 lekë dëme të tjera në pronë. Totali i dëmeve të paguara në pronë: 407,985,000 lekë, ose rreth 4.08 milionë euro. Ndërkohë, dëmet totale të paguara nga tregu i sigurimeve jo-jetë në Shqipëri arrijnë në: 5,653,683,000 lekë, ose rreth 56.5 milionë euro. Dëmet e paguara në pronë nga industria e sigurimeve shqiptare, zënë rreth 7.2% të totalit të dëmeve jo-jetë, një nivel relativisht i ulët krahasuar me ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve natyrore.

Kosova: mbi 8 milionë euro dëme të paguara në pronë

Në Kosovë, dëmet e paguara në sigurimin e pronës për 9 muajt e parë të vitit 2025 janë 7,364,834 euro për zjarre dhe forca të tjera natyrore dhe 660,320 euro për dëme të tjera në pronë. Totali i dëmeve të paguara në pronë nga industria e sigurimeve të Kosovës është 8,025,154 euro. Ndërkohë, dëmet totale të paguara nga tregu i sigurimeve jo-jetë në Kosovë kapin vlerën e 128,201,943 euro. Sigurimi i pronës përfaqëson rreth 6.3% të dëmeve totale të paguara në sigurimet jo-jetë, niveli më i ulët në rajon.

Pamja rajonale: sa paguhen dëmet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut?

Nëse i bashkojmë të tre tregjet si një rajon i vetëm, rezulton se gjatë janar–shtator 2025 dëmet totale të paguara në sigurimet jo-jetë (rajoni) janë 248.9 milionë euro. 23.85 milionë euro nga të cilat, në të tre shtetet, paguhen nga industria e sigurimeve për dëmet në pronë. Sigurimi i pronës përbën rreth 9.6% të totalit të dëmeve të paguara në sigurimet jo-jetë në rajon.

Konkretisht, pagesat e dëmeve në 9-mujorin e parë të vitit 2025 nga industria e sigurimeve të jojetës:

Maqedonia e Veriut: ≈ 64.2 milionë €

Shqipëria: ≈ 56.5 milionë €

Kosova: ≈ 128.2 milionë €

Totali rajonal: ≈ 248.9 milionë euro

 Dëmet totale të paguara në sigurimin e pronës (rajoni) nga industria e sigurimeve:

  • Maqedonia e Veriut: ≈ 11.75 milionë €

  • Shqipëria: ≈ 4.08 milionë €

  • Kosova: ≈ 8.03 milionë €

Totali rajonal: ≈ 23.85 milionë euro

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat