0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPaguaj primin dhe përfito mbulimet/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit,...

Paguaj primin dhe përfito mbulimet/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

Tu gjendesh pranë klientëve të tu në momentet më të vështira; t’ju mundësosh akses në klinikat dhe spitalet më të mira të vendit dhe botës; të jesh unik me produktet e tua në treg dhe mbi të gjitha të jesh korrekt në pagimin e dëmeve.

Kështu mund të përshkruhet shkurtimisht suksesi i SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.

Edhe pse kanë kaluar 23 vite nga themelimi i saj, SIGAL vijon të mbetet brandi më i besuar I shqiptarëve, mbi të gjitha kur flitet për Sigurimin e Shëndetit.

Sipas raportit më të fundit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve gjatë periudhës janar-gusht 2022, sa i përket sigurimeve të Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e besuar tek shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.

Sa i përket tregut, SIGAL kryeson duke zënë rreth 49% të tij. Ndërsa te dëmet vijon të mbetet kompania që paguan më shumë, me mbi 51%.

E përkthyer në shifra konkrete, mbi 214 milionë Lekë dëme të paguara tek klientët nga 418 milionë që kanë paguar të 8 kompanitë e Sigurimit të Jo-Jetës në total.

Pavarësisht rezultateve të suksesshme të SIGAL UNIQA-s, fatkeqësisht, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet më të varfëra në botë, në kuptimin e primeve të sigurimit për frymë, me rreth 40-45 euro, dhe kjo për disa arsye.

  • 45 vitet komunizëm kanë ngulitur në shoqërinë tonë mentalitetin se shteti kujdeset për gjithçka dhe në rast nevoje qytetari duhet të kërkojë zgjidhje nga shteti. Ky mentalitet vijon edhe në ditët e sotme, dhe kjo jo pa qëllim.
  • Interesi i qeverive të çdo kohe është ta mbajë qytetarin të lidhur pas vetes, që qytetari t’ja ketë nevojën shtetit dhe të mos jetë i pavarur ekonomikisht, sepse vetëm ashtu mundet ta kontrollojnë dhe drejtojnë sipas interesave të kohës.

Përfitimet për sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.

Sot në tregun shqiptar janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga një skemë private, e cila funksionon mjaft mirë me shërbime shëndetësore brenda dhe jashtë vendit. Sepse SIGAL ishte kompania, që përmes UNIQA Insurance Group, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”, paketa sigurimi me benefite të mëdha dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë deri në 1 milion Euro, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

Dhe nëse flasim për Sigurimin Privat të Shëndetit, SIGAL UNIQA kryeson tregun si në prime, ashtu edhe në dëme të paguara që për 8 mujorin 2022 arrijnë në rreth 200 milionë Lekë, teksa i gjithë tregu ka paguar rreth 370 milionë Lekë.

SI NDIHMOI SIGAL UNIQA mijëra klientë të prekur nga COVID-19

Gjatë dy viteve shumë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, SIGAL UNIQA Group Austria ndihmoi mijëra klientë përmes produkteve të saj.

Gjatë vitit 2020, SIGAL pagoi 137 mijë euro te klientët e saj, të prekur nga virusi COVID-19, të cilët morën kurim të specializuar në spitalet më të mira të Europës, përfshirë Austrinë, Italinë apo Turqinë.

Një vit më pas, gjatë 2021, kur edhe situate u bë më e rënduar, SIGAL shtoi dëmshpërblimet për klientët e saj duke paguar 354 mijë euro, për një total të përgjithshëm, përfshirë edhe vitin që jemi, mbi 500 mijë euro.

Mes mbi 1 milion klientëve që ka  SIGAL UNIQA Group Austria gjenden edhe emra të njohur të jetës publike. Një prej tyre është edhe politikani Shpëtim Idrizi, deputet në disa legjislatura.

Si çdo shqiptar, edhe unë e kam nisur duke siguruar makinën. Pastaj kuptova që një ndër produktet që më interesoi më shumë ishte sigurimi shëndetësor duke parë që kostot për sigurimin e shëndetit ishin po njësoj me kostot që unë duhet të harxhoja për mirëmbajtjen e makinës. Marr disa produkte nga kompania SIGAL dhe më bën shumë përshtypje serioziteti i një firme shqiptare të konsoliduar tashmë.

Dhe pa dyshim Zoti ne na ka dhënë jetën por ne kemi për detyrë të kujdesemi shëndetin tonë dhe SIGAL UNIQA na i garanton dhe na i siguron këtë gjë”, shprehet z.Idrizi.

JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.

Nëse humb paratë, nuk ke humbur asgjë

Nëse humb shëndetin, ke humbur diçka

Nëse nuk ke SIGURIME, ke humbur DINJITETIN

Nëse ke humbur DINJITETIN, ke humbur KARAKTERIN!

Nëse ke humbur Karakterin, ke humbur GJITHÇKA!

MBAJE MEND KËTË: Nëse do të jesh si çdo qytetar europian, i LIRË e plot DINJITET, SIGUROHU!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat