17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPak garanci, shumë surpriza/ Pamje me dron të fabrikës së djegur në...

Pak garanci, shumë surpriza/ Pamje me dron të fabrikës së djegur në Maminas. Siguracioni, shpëtimi i vetëm

A2 CNN ka arritur të sigurojë pamjet nga lart të fabrikës së bojërave në Maminas, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e së premtes, duke bllokuar për orë të tëra autostradën Tiranë-Durrës dhe shkaktuar panik te banorët e zonës për shkak të depove të gazit që ndodheshin pranë saj.

Nga pamjet shihet qartë dëmi i madh që ka shkaktuar zjarri në fabrikë, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, pasi punonjësit e saj ishin larguar më herët.

Në një prononcim për A2 CNN, pronari i fabrikës deklaroi se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.

Nevoja për të qenë gjithmonë të siguruar

Përditshmëria ka gjithmonë të papritura, gjë që na mban të vëmendshëm dhe nuk na lejon të relaksohemi. Ka shumë pak garanci dhe shumë surpriza. Por, duke qenë të siguruar, çdo barrë financiare apo ligjore që rrjedh nga ngjarje aksidentale dhe të papritura i kalon kompanisë së sigurimit.

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile, vjedhjes etj.

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i Biznesit vlen për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Çdo person që merret me biznes ka investuar tek kompania të gjitha kursimet e jetës së tij. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet se sa të rëndësishme janë Sigurimet e Biznesit dhe jo vetëm.

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek kjo kompani.

SIGAL UNIQA Group Austria, LIDERE E TREGUT TË SIGURIMEVE

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat