13.5 C
Tirana
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPagesat e dëmeve, në kohë të shpejtë dhe me korrektësi: Prioritet i...

Pagesat e dëmeve, në kohë të shpejtë dhe me korrektësi: Prioritet i qartë i SIGAL Insurance Group në rajon

Banka Qendrore e Kosovës, gjegjësisht departamenti i mbikëqyrjes së sigurimeve dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, brenda pak ditësh, nxorën raportet e tyre 10-mujore për tregun e sigurimeve.

Ajo që bie në sy dhe shprehet qartë në të dhënat zyrtare është vullneti dhe forca paguese e Sigal Insurance Group kudo në tregun e rajoni.

Sigal Insurance Group është kompania që paguan shifrën më të lartë të dëmeve të klientëve në rajon, shifër e cila vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare, i afrohet 40 milionë eurove.

SIGAL IG, sipas raportit të AMF, paguan 23.88% të dëmeve që ndodhin në tregun e sigurimeve të jo-jetës në Shqipëri. Thuajse 1 në 4 dëme të të gjithë tregut. Afërsisht 15.7 milionë euro vetëm në 10 muajt e parë të vitit.

SIGAL IG, sipas raportit të AMF, paguan thuajse 1/2 dëme në sigurimet e jetës në Shqipëri, 1.3 milionë euro, mbi 43% të dëmeve të të gjithë tregut.

SIGAL IG, sipas raportit të BQK, paguan 1/3 dëme të tregut të sigurimeve të jetës në Republikën e Kosovës, përkatësisht 509 mijë euro, vetëm në 10 muajt e parë.

SIGAL IG, sipas raportit të BQK, paguan 14.7% dëme të tregut të sigurimeve të jojetës në Republikën e Kosovës, një treg me 13 kompani operuese, ku SIGAL Insurance Group paguan përkatësisht 10.44 milionë euro në 10 muajt e parë të vitit 2025.

Këto të dhëna zyrtare vetëm sa dëshmojnë vullnetin, gjendshmërinë dhe korrektesën në raport me ligjzbatimin dhe klientelën të SIGAL Insurance Group në nivel rajonal, duke qenë kompania më e madhe dhe më e besuar jo vetëm në drejtim të kontratave, të diversifikimit të ofertës, por edhe të dëmeve të paguara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat