21.5 C
Tirana
Friday, October 24, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeOrkestra e SIGAL korr sukses në “Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve”...

Orkestra e SIGAL korr sukses në “Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve” në Elbasan

Elbasani u kthye në kryeqendrën e muzikës klasike më 15 tetor, me hapjen e edicionit të dhjetë të “Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve”, që u zhvillua në teatrin “Skampa” dhe zgjati deri më 17 tetor. Ky aktivitet prestigjioz mblodhi orkestra dhe ansamble nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe rajonit, si Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Fieri, Berati e Ulqini.

Mes pjesëmarrësve spikati Orkestra e SIGAL, e cila u vlerësua me dy çmime speciale:

Çmimin e Publikut për Orkestrën më të Pëlqyer,

dhe Çmimin Special për Interpretim me Nivel të Lartë Artistik.

Në jurinë e këtij edicioni morën pjesë personalitete të njohura të muzikës shqiptare si Edmond Tullumani, Pacalim Zef Pavaci dhe Teuta Toska, të cilët vlerësuan nivelin artistik të lartë dhe interpretimin emocional të orkestrave pjesëmarrëse.

Ky sukses shënon një tjetër arritje për Orkestrën e SIGAL, duke dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi ndaj artit muzikor vazhdojnë të shpërblehen me duartrokitje dhe vlerësime të merituara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat