Vijon turi i koncerteve për Orkestrën e Harqeve SIGAL UNIQA.
Pas Pogradecit dhe Elbasanit, sot rradha i erdhi Tiranës.
Orkestra performoi në sallën “Çesk Zadeja” të Akademisë së Arteve në kuadër të Festivalit “Flauti Magjik”, edicioni IX-të.
Nën dirigjimin e Mjeshtrit të Madh Ermir Dizdari, Orkestra e Harqeve SIGAL UNIQA fitoi duartrokitjet e të pranishmëve teksa luajti pjesë nga repertori më i njohur i muzikës klasike botërore.
Të pranishmit shijuan pjesë nga kompozitorë me famë botërore si Moxart, Shtraus, Bach apo Çajkovski ndërsa nuk mungoi as i madhi Prenk Jakova me “Suit nga Opera “Mrika”, koha IV”.
Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.
Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.
Kjo e fundit ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.
Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.
Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA është një vend që mbledh artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi veprat e njohura të artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë, e dirigjuar nga Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari.
SIGAL UNIQA beson fort se muzika rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj pas koncertit të sotëm, Orkestra e Harqeve SIGAL UNIQA do ndalet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jo vetëm.