Edhe televizioni kombëtar Ora News, nisur nga përpunimet e të dhënave fundvitore të tregut të sigurimeve, raportoi se kompania SIGAL IG, e njohur për portofolin më të madh dhe më të diversifikuar në rajon, ka shmangur për këtë vit varësinë nga sigurimet e detyrueshme duke u zgjeruar me sukses në sigurimet e jetës, shëndetit, pensioneve private, marinës, pronës, bizneseve, agrobujqësisë dhe përgjegjësive të ndryshme profesionale.
Po ashtu, televizioni kombëtar raportoi se në prag të mbylljes së vitit, SIGAL IG konfirmon rolin e saj si kompania që paguan më shumë dëme në rajon, duke e konsideruar procesin e kompensimit jo thjesht teknik, por edhe mision social për rikthimin e njerëzve dhe bizneseve në normalitet financiar.
Gjatë vitit 2025, kompania ka paguar mbi 43.1 milionë euro dëme, duke ndihmuar më shumë se 40 mijë të dëmtuar:
- Në Shqipëri, SIGAL paguan 1 në 4 dëme të tregut, përfshirë gjysmën e dëmeve të jetës.
- Në Kosovë, mbulon 1 në 3 dëme të jetës dhe rreth 15% të atyre të jojetës, në një tregt me 13 kompani operuese.
- Në Maqedoninë e Veriut, dëmet e paguara arrijnë në 14.2 milionë euro.
Me këtë performancë, vendosej theksi, SIGAL IG dëshmon fuqinë financiare dhe besueshmërinë e saj, ndërsa synon që vitin e ardhshëm të jetë edhe më pranë qytetarëve me oferta edhe më të personalizuara, edhe më të diversikuara dhe më lehtë të arritshme në terma financiarë për më shumë qytetarë
VIDEO E PLOTË E KRONIKËS




