Ora News përkujtoi sot përmes një kronike televizive tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019. 51 viktima humbën jetën në atë tërmet, 200 mijë njerëz u prekën në mënyrë të tërthortë.
800 milionë euro u shkoi fatura individëve, ose thënë ndryshe kostoja e dëmeve të pasiguruara.
Theksi i kësaj kronike binte saktësisht te rëndësia e sigurimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fakti se shqiptarët, edhe pse shumë të rrezikuar, paguajnë më pak.
6 vjet më parë, në mesin e atij kaosi, SIGAL Insurance Group dalloi për mirë, kompania u dallua për shpejtësinë e verifikimeve në terren dhe për dëmshpërblimet e kryera në kohë rekord, në përputhje me kontratat dhe ligjet.
2,650 familje përfituese, më shumë se 16.5 milionë euro dëmshpërblime për dëmet e tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit regjistroi kompania sipas kësaj kronike, që e vë theksin te fakti që shoqëria shqiptare nuk ia doli të nxjerrë mësimet e duhura nga kjo sprovë.
“Shqiptarët sigurojnë më pak se kushdo tjetër në Evropë edhe pse sot renditet shkencërisht ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet, me kapacitetet më të ulëta për menaxhimin e përmbytjesh duke rrezikuar 1 të 3-n e ekonomisë së vendit, si dhe ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret, e megjithatë paguan me pak se kushdo per t’u siguruar“, thuhet.




