8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Omicron K3' në Shqipëri/ Nënvarianti i Covid rrit numrin e të prekurve....

‘Omicron K3’ në Shqipëri/ Nënvarianti i Covid rrit numrin e të prekurve. Si ta dalloni nga ‘ftohja’

Ndonëse ende nuk është publikuar zyrtarisht, dyshohet se nënvarianti i Omicron K3 ka hyrë edhe në Shqipëri.

Ky nënvariant ka rritur numrin e rasteve të prekur nga coronavirus në  vende të Europës dhe rajonit dhe një trend në rritje të pacientëve me Covid ka edhe në vendin tonë, ndonëse nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi simptomat janë të lehta.

Ka rritje të virozëve dhe 3-4 raste në ditë rezultojnë pozitiv”, thotë për Gazeta Si mjekja Bruna Shiroko.

Shumë raste rezultojnë me tampon negativ por mjekët diagnostikojnë në baze të simptomave të cilat janë të lehta. Ndërkohe që ka shumë qytetarë të cilët nuk drejtohen tek mjeku.

“Temperaturë 37- 40, por më lodhëse është ajo 37.2 e cila i lodh më shumë”.

Lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik, ndihmojnë në transmetimin e Covid, por mjekët këshillojnë kujdes kur shfaqen simptomat.

“Nuk mund të them të shmangen grumbullimet pasi është e pashmangshme për shkak të sezonit turistik por mos neglizhoni simptomat pasi shumë persona thonë i qëndrova kondicionerit para dhe ndaj kam gricje fyti”.

Edhe në shërbimin infektiv ka raste me Covid të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese që kanë, por në forma të nivelit mesatar.

LEXO EDHE: Për të gjithë familjen/ Një “mal” me përfitime nga Kartat e Shëndetit “SIGAL UNIQA”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat