15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna. Shkak kryesor i vdekjeve nga sëmundjet e...

OBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna. Shkak kryesor i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Shqipëria është një ndër vendet me konsum të lartë të yndyrnave të prodhuar në mënyrë industriale në ushqime, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e sëmundjeve kardiake.

Sipas raportit të Organizatës Botëreore të Shëndetësisë, Shqipëria është e shënuar me të kuqe në hartë, çka tregon nivelin e lartë të përdorimit të tyre në ushqime, duke e lidhur edhe me numrin e lartë të vdekjeve akute nga zemra.

Më shumë se 278 000 vdekje çdo vit në nivel global i atribuohen pikërisht marrjes së yndyrës trans të prodhuar në mënyrë industriale. Yndyrnat trans bllokojnë arteriet, duke rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekjeve.

Sipas OBSH, tashmë është e faktuar se marrja e lartë e yndyrave trans rrit rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 34%, vdekjet nga sëmundjet koronare të zemrës me 28% dhe sëmundjet koronare të zemrës me 21%.

Raporti, i cili i referohet vitit 2023, thotë se në nivel global, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk u arrit objektivi për eleminimin nga ushqimet të yndrynave trans.

Yndyrnat trans, të cilat prodhohen në mënyrë industriale nga hidrogjenizimi i pjesshëm i çdo vaji të lëngshëm, gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme.

LEXO EDHE“Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat