Çizme, lundra dhe koncentrat të mbledhur për bagëtitë janë masat që banorët e zonës së Obotit në Shkodër kanë ndërmarrë në këtë prag dimri.
Pastrimi i kanaleve në zonën e Obotit duket i vonuar.
Banorët thonë se i druhen përmbytjeve pasi në zonën e Anës së Malit nuk janë marrë masa parandaluese, dhe tashmë çdo gjë varet nga reshjet që do ketë.
Më herët banorët kanë kërkuar nga pushteti vendor dhe nga bordi i kullimit që rë pastrojnë kanalin kryesor që lidh Obotin me zonën e Dajçit si dhe të ngrihet niveli i rrugës kryesore.
Bashkia Shkodër bën me dije se gjatë javës së ardhshme mjetet për pastrimin e kanaleve do të zhvendosen nga zona e Dajcit ku po pastrojnë aktualisht drejt Fshatrave të njësisë administrative Ana e Malit.