8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumri i dëmeve pezull në sigurime në fund të 2022, në nivelin...

Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të 2022, në nivelin më të ulët historik

Numri i dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-jetës, në raport me numrin e dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve rezulton të jetë në nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2022.

Në një analizim të të dhënave, sipas AMF, rezulton se në fund të vitit 2022 vetëm 13.4% e numrit total të dëmeve të trajtuara, janë ende pezull (në proces vlerësimi/trajtimi, të miratuara por ende të papaguara ose në proces gjyqësor).

Referuar të dhënave, nga viti 2010-2016, raporti është luhatur në shifrat 24%-28%, ndërsa në vitin 2017 ka pësuar ulje, për t’u rritur në vitin 2019 në masën 21.2%, ndikuar kryesisht edhe nga efekti i dëmeve të dy ngjarjeve të tërmetit. Nga viti 2019 trendi ka vijuar në rënie, duke arritur në 13.4% në fund të vitit 2022.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

E njëjta tendencë konstatohet edhe sa i përket sigurimit TPL (sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësive ndaj palëve të treta), segmenti më i madh i tregut të sigurimeve.

Referuar të dhënave, në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull kundrejt dëmeve të trajtuara për sigurimin TPL rezulton të jetë 22.4%, shifra më e ulët që nga viti 2010, kur janë analizuar të dhënat.

Numri i dëmeve pezull në raport me dëmet e trajtuara nga shoqëritë e sigurimit vlerësohet si një tregues kyç përsa i përket gadishmërisë, efikasitetit dhe korrektësisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe pa vonesa të siguruarve për pagesën e dëmeve për çdo ngjarje sigurimi.

Numri i dëmeve pezull në raport me dëmet e trajtuara nga shoqëritë e sigurimit vlerësohet si një tregues kyç përsa i përket gadishmërisë, efikasitetit dhe korrektësisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe pa vonesa të siguruarve për pagesën e dëmeve për çdo ngjarje sigurimi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat