Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve
Sa kohë që ngjarjet e papritura, aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parashikojmë dhe për pasojë as t’i parandalojmë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurohemi.
Të sigurosh shtëpinë nga zjarri, tërmeti, përmbytjet, rrufeja, rrjedhja e tubacioneve, shpërthimi i bombolës së gazit etj, do të thotë t’u japësh prioritet gjërave më të rëndësishme në jetë dhe të jesh i qetë, të paktën nga pikëpamja financiare.
Nëse harron çezmën hapur dhe të përmbytet shtëpia, kostot e riparimit të saj janë shumë të larta dhe shpeshherë të papërballueshme.
Nga ana tjetër, përveçse dëmtoni shtëpinë tuaj, dëmtoni dhe atë të komshiut, i cili pa dyshim që do tu kërkojë juve që ti mbuloni kostot e riparimit.
Edhe në rastet e tërmeteve, përmbytjeve apo rënies së zjarrit, përveçse të mendojmë për gjënë më të rëndësishme që është jeta jonë dhe e familjes, e cila gjithashtu mund të sigurohet, duhet të mendojmë edhe se ku do të “futim kokën” pas asaj që ndodh!!
Ne vijmë nga një kulturë, sipas së cilës shteti është përgjegjës për gjithçka, për biznesin, për jetën, për shtëpinë e për gjithçka. Natyrisht që shteti ka përgjegjësitë e tij, por, nga ana tjetër, ai ka vetëm rolin e “arbitrit” duke rregulluar “terrenin” përmes bazës ligjore.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura: djegiet, shpërthimet e bombolave të gazit, përmbytjet, aksidentet, shembjet e dherave e rreziqet e mëdha që kanë pësuar fshatra e godina në qytete, të gjitha llojet e aksidenteve e shumë ngjarje të tjera janë të pambuluara financiarisht, pasi shteti nuk i ka kapacitetet të dëmshpërblejë qytetarët për çdo dëm apo fatkeqësi që atyre u ndodh.
Fatkeqësitë natyrore konsiderohen përgjegjësi e strukturave shtetërore dhe është traditë ndërhyrja e shtetit në raste të katastrofave të tilla. Ç’ka do të thotë që çdo vit miliona euro dalin nga paratë tona, (nëpërmjet taksave) dhe shkojnë për fondet e emergjencave nga katastrofat natyrore.
Por pse duhet të paguaj unë për shtëpinë e atij qytetarit në Vlorë apo në Shkodër? Pse duhet të paguajnë qytetarët e tjerë nëse më digjet apo përmbytet shtëpia mua?
Nëse ndërgjegjësohemi të gjithë për rëndësinë e sigurimit të shtëpisë, për të cilën kemi punuar gjithë jetën për ta blerë apo ndërtuar, nuk do të mbetemi në mes të katër rrugëve në rast se na ndodh një fatkeqësi, apo nuk do të endemi dyerëve të bashkive apo institucioneve shtetërore për të kërkuar ndihmën e shtetit, ndihmë e cila nuk ka për të na ardhur asnjëherë.
Për vetëm 1 Euro/m2 në vit, mund të siguroni shtëpinë tuaj dhe të jeni të qetë 365 ditë të vitit.
Nëse këtë mënyrë, shmanget përfundimisht përgjegjësia e shtetit, i jepet një frymëmarrje buxhetit të shtetit, rigjenerohet ekonomia e vendit dhe mbi të gjitha krijohet pavarësia e çdo familjeje nga shteti, duke u larguar kështu përfundimisht nga roli qaraman nëpër dyert e shtetit sa herë që ndodhin përmbytje apo fatkeqësi të tjera natyrore!
Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur të të ndodhë një fatkeqësi me pasoja të rënda financiare.
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]