14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ka krizë për depozitat në Euro, u rritën me 141 mln...

Nuk ka krizë për depozitat në Euro, u rritën me 141 mln Euro në korrik

Ndërsa depozitat në Lekë këtë vit po shënojnë ritme rriteje dukshëm më të ngadalta krahasuar me një vit më parë, depozitat në Euro vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në fund të muajit Korrik shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.85 miliardë Eurove.

Totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 141 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë e regjistruar për këtë vit. Rritja e depozitave në Euro është ndjeshëm më e lartë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur rritja mujore shënoi vlerën e 89 milionë Eurove.

Rritja vjetore e totalit të depozitave në Euro ka arritur në 19.3%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

Rritja e depozitave në Euro është shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që shtesa vazhdon të përqendrohet kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e qartë në vitet e fundit, e ndikuar nga normat e ulëta të interesit.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare. Kjo ofertë e lartë është reflektuar edhe në kursin e këmbimit të Euros ndaj Lekut, që këtë verë shënoi nivelet më të ulëta historike.

Ndër faktorët e matshëm, rritja e prurjes së Euros reflekton në radhë të parë shifrat rekord të turizmit hyrës në Shqipëri. Sipas INSTAT, në shtatë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan 4 milionë shtetas të huaj, në rritje me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e vizitave të shtetasve të huaj në nivelet më të larta historike po ndikon edhe në shtimin e prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare. Mbështetur në të dhënat historike, muaji që shënon rritjen më të lartë të depozitave në Euro në systemin banker është gushti, muaj që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik.

Monedha europiane vazhdon të dominojë strukturën e depozitave bankare, megjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018.

Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Sipas analizës së radhës të treguesve që janë objekt i strategjisë së deeuroizimit, në mesin e këtij viti depozitat në valutë të huaj përbënin 53.2% të totalit të depozitave bankare. Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë euron, megjithëse normat e interesit të depozitave janë më të ulëta krahasuar me Lekun.

LEXO EDHEJanar-Korrik 2022/ Primet nga sigurimet e Jetës 10 mln $/ SIGAL LIFE rrit ndjeshëm dëmet e paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat