Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).
Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh.
Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit të regjistruar pak pas orës 18, ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash, epiqendra ndodhet në rajonin e Selçuklusë.
LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”