-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk është luks, por domosdoshmëri/ Pse nevojitet Sigurimi në Bujqësi

Nuk është luks, por domosdoshmëri/ Pse nevojitet Sigurimi në Bujqësi

Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin vjeshtë-dimër, fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me rrezikshmëri natyrore, siç janë përmbytjet, breshëri, ngricat apo stuhitë, për shkak se mungon një skemë e mirëfilltë sigurimi, duke i bërë ata që në këto kushte të çojnë dëm të gjithë mundin e tyre.

Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi

Na duhet një skemë sigurimesh sepse sot më shumë se kurrë shohim problematika që lidhen me sigurimin në bujqësi që janë ngjarjet e rrezikut që vijnë nga kushtet e motit përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.

 

Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e breshërit në Shqipëri sinjalizoheshin në 1 në çdo 3 ose 4 vjet, sot episodet e breshërit dhe flasim për një nga ngjarjet e rrezikut më shkatërruese përsa i përket prodhimit, përsëriten çdo vit.

Kjo bën që çdo vit ata të jenë përballë një rreziku potencial që prodhimi i tyre të shkatërrohet në 10-20-30-50 apo 100%.

Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të  çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Ndryshimet klimatike/ Pse bujqit dhe fermerët duhet të jenë të siguruar nga katastrofat natyrore

Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë turke në fushën e sigurimeve në bujqësi, për të marrë eksperiencën nga modeli TARSIM që aplikon ky shtet.

LEXO EDHESkemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare/ Çfarë është “TARSIM” dhe si funksion ai?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat