Nëse po planifikoni udhëtime të shkurtra nëpër Europë, nuk duhet të anashkaloni një vizitë në Luksemburg.
Jo larg nga Franca, Belgjika ose Gjermania, ky komb i vogël europian ka shumë për të parë dhe mësuar. Dhe shumë prej tyre janë të arritshme me transport publik.
Madje, që prej vitit 2020, i gjithë transporti publik është falas për vendasit dhe turistët.
Në një media sociale, një emigrant do të shprehej: “Ju do ta vlerësoni transportin falas në Luksemburg, derisa të udhëtoni diku tjetër dhe të duhet të paguani për të.”
Nga fshatrat e çuditshme, kështjellat e deri te tregjet plot gjallëri, në Luksemburg do të gjeni shumë për të bërë dhe për të parë, nëse do të qëndroni për një pasdite apo një javë.
Për shembull, nëse planifikoni të shkoni në Gjermani, për të parë kështjellën Burg Eltz, mund të dëshironi të përfshini një udhëtim në Luksemburg, për të parë kështjellën përrallore Vianden.
Ose, nëse po eksploroni katakombet magjepsëse të Parisit, ose po hyni thellë në Palais du Coudenberg në Bruksel, do t’ju pëlqejë të zbrisni në tunelet e shekullit të 17-të të quajtura Bock Casemates.
Nëse e keni vendosur të vizitoni Luksemburgun apo shtetet rreth tij, mos harroni që bashkë me pasaportën, biletën e udhëtimit dhe veshjet, të keni edhe sigurimin “Shëndet në Udhëtim”.
Ky sigurim është një mënyrë e rëndësishme mbrojtjeje financiare në rast emergjence shëndetësore gjatë çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë.
Kjo policë sigurimi mbulon:
- Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
- Emergjencat dentare
- Evakuimin mjekësor
- Riatdhesimin
Udhëtoni të qetë kudo në Europë duke blerë sigurimin “Shëndet në Udhëtim” edhe online në www.sigal.com.al
Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve, është e vetmja në Shqipëri, e cila së bashku me sigurimin “Shëndet në Udhëtim”, ofron edhe produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.
Çfarë mbulon ky produkt?
Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:
- Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
- Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
- Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit;
- Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar;
Sigurimi i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.
Për më shumë informacion, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829