27.5 C
Tirana
Monday, August 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Njoh dikë, që njeh dikë”, ndërmjetësimet mashtruese që ngatërrojnë procesin e dëmshpërblimeve...

“Njoh dikë, që njeh dikë”, ndërmjetësimet mashtruese që ngatërrojnë procesin e dëmshpërblimeve të shpejta dhe të drejta

I dëmtuari që pretendon një dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve, në rastin e një kompanie të sprovuar, gjigante dhe serioze, që e çmon besnikërinë dhe korrektesën si SIGAL, do të duhej të paraqitej menjëherë te zyra më e afërt e institucionit, pa ndërmjetës.

Në këtë mënyrë mund të shmangte episodet fatkeqe si në rastin e disa vjetëve më parë në Fier.

Ngjarja

Më 23 shtator 2022, D. A., 61-vjeçar, banues në Patos, aksidentohet për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ndodhi pranë Kthesës së Patosit. makina pranë Kthesës së Patosit.

Administratori i një agjencie funeralesh në Fier, e lidhi familjen e viktimës me një familjarin e tij, të prezantuar si avokat.

Avokati lidhi disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke ua minuar besimin në kompaninë e sigurimeve.

Sipas tij, pasja e një avokati do të garantonte gjithçka, përballë kompanive të sigurimit që (sipas avokatit) ishin të prirura të mos e zbatonin detyrimin ligjor për zbatimin e kontratës së sigurimit.

Duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin, familjarët e viktimës nga aksidenti mbetën zbuluar.

Rasti asokohe gjeti ekspozimin e emisionit “STOP”, pasi avokati pasi kishte marrë shumë firma prej tyre, u mbyllte telefonin.

Mësimet nga pësimet

Të bindur nga propaganda negative ndaj kompanive të sigurimit, familja fierake ia mirëbesoi të gjitha firmat përfaqësimore një avokati.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar në vazhdimësi, mbeten një pre shumë e pëlqyer për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve dhe ndërmjetësve të dyshimte.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në spitale dhe jo vetëm ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme.

Metoda bindëse se “kompanitë e sigurimit nuk paguajnë” dhe se ata, pra avokatët, janë “heronjtë që do t’i detyrojnë kompanitë që të paguajnë” shpesh, për dëmin e vetë familjarëve, ka funksionuar.

Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës.

Si rasti konkret.

Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Ndaj, duhet mbajtur parasysh se duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë me ligj, me të drejtë.

Ndoshta ndodh që t’i humbasin edhe të gjitha, sepse njihen raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha paratë dhe nuk u kanë dhënë asgjë të dëmtuarëve.

DIREKT te SIGAL

Ndaj, në rast dëmi, nëse je Brenda mbulimit të kontratës së sigurimit, nëse ke qenë korrekt në deklarime, nëse ke të gjithë dokumentacionin, njofto në kohë Siguruesin dhe paraqitu në zyrën e tij më të afërt, pa nevojën e ndërmjetësve përfitues.

SIGAL është kompania që ka thyer tavanin e rekordit historik të tregut të sigurimeve, mbi 500 milionë euro dëmshpërblime të paguara që nga dita e themelimit dhe mbi 10 milionë euro vetem ne 6-mujorin e pare te ketij viti per 9 mijë përfitues.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat