16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjëri pas tjetrit/ Një seri tërmetesh godasin Turqinë, më i forti 6.4...

Njëri pas tjetrit/ Një seri tërmetesh godasin Turqinë, më i forti 6.4 ballë

Tërmeti ka goditur sërish Turqinë me epiqendër qytetin Hatay.

Tërmeti më i fortë me magnitudë 6.4 është shënuar në orën 20:04 dhe ka pasur epiqendër Defnen.

Ndërkohë që tërmeti është ndjerë i fortë, qytetarët i ka zënë paniku.

Pas tërmetit me magnitudë 6.4, disa të tjerë u regjistruan në zonë.

Hatay është një nga zona e prekura nga tërmeti i 6 Shkurtit me magnitudë 7.8.

Si pasojë e tërmetit, janë shembur dhe disa godina të tjera, ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme të mëdha. Ekziston rreziku që të shemben dhe banesa të tjera.

Menjëherë në zonën e goditur nga tërmeti kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat