11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë viktimë nga gripi, humb jetën i moshuari nga Gjirokastra

Një viktimë nga gripi, humb jetën i moshuari nga Gjirokastra

Situata epidemiologjike në vend ka nisur të rëndohet pasi qarkullon gripi, Covid 19 dhe shume viroza.

Top Channel mëson se është shënuar edhe rasti i i parë i humbjes së jetës për shkak të gripit.

Bëhet fjalë për një të moshuar nga Gjirokastra.

70-vjeçari u paraqit u në spitalin e Gjirokastrës me simptoma të gripit, temperaturë, ngarkesë në mushkëri. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u dërgua në Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku mbërriti i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

Me festat e fundvitit janë shtuar edhe rastet me grip.

Në qarkullim janë disa viruse e për pasojë është vënë re se janë prekur të gjitha grupmoshat, përfshirë këtu edhe të rinjtë, që mendohej se kanë pasur një imunitet më të fortë krahasuar me fëmijët apo të moshuarit gjatë kohës së COVID.

Ndërkohë Evropa pritet të rikthejë sërish maskat me detyrim, pasi janë rritur rastet e gripit dhe sëmundjet e tjera që kanë lidhje me frymëmarrjen.

Spanja dhe Italia janë ndër vendet më të goditura pasi spitalet në të dy vendet luftojnë për të përballuar një fluks pacientësh, ndërsa urdhrat për mbajtjen e maskave të epokës së koronavirusit kthehen në objektet shëndetësore në disa zona.

Rritje të rasteve janë raportuar edhe në Gjermani, ku autoriteti i shëndetit publik tha se vala e gripit filloi zyrtarisht më 11 dhjetor dhe në Francë, ku 10 nga 18 rajonet e vendit janë zyrtarisht në një fazë epidemie.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rritje të lehtë të rasteve të gripit dhe shtrimeve në spital, me zyrtarët që paralajmëruan se kulmi nuk ka ardhur ende.

Në Spanjë, sezoni i Krishtlindjeve çoi në një rritje prej 75% të rasteve të gripit në javën e fundit të vitit 2023, sipas të dhënave nga Instituti Shëndetësor shtetëror Carlos III. Raportet për grip ndërkohë që çojnë në pneumoni të rënda janë në rritje.

Ndërkohë, fëmijët po infektohen në një numër të madh nga virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV), i cili mund të shkaktojë bronkiolit dhe ka çuar në një rritje të mprehtë të shtrimeve në spital të foshnjave nën një vjeç.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat