14.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE, instrumentet financiare që amortizojnë dramat financiare

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE, instrumentet financiare që amortizojnë dramat financiare

Dje, Policia e Shtetit njoftoi se administratori i një firme ndërtimi u arrestua për vdekjen e një punonjësi, elektricist. Një tjetër punonjës humbi jetën duke punuar.

Në ngjarje të tilla, shoqëria shqiptare dhe veçanërisht punëdhësit, por edhe punonjësit dhe familjarët e tyre, duhen edukuar me çdo kusht: EKZISTOJNË MEKANIZMA FINANCIARE QË HUMBJEN AKSIDENTALE NË PUNË, APO PAAFTËSITË E PËRHERSHME A TË PJESSHME, përfshirë edhe mbulime trajtimesh mjekësore mijra euroshe në spitalet më të mira të vendit dhe jo vetëm me të cilat SIGAL IG bashkëpunon, e amortizojnë me shumë sukses.

Vdekja e një familjari nuk ka vetëm një dimension psikologjik dhe emocional, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë financiar. Kjo situatë dramatike bëhet edhe më e rëndë kur personi i humbur ka qenë e vetmja rrogë mbështetëse e familjes. Kjo situatë nuk ndodh rrallë: ekonomia shqiptare mbart përplot skenarë të tillë.

Pikërisht për këtë arsye, SIGAL ka ideuar një mekanizëm sigurie financiare, me prim minimal dhe përfitime maksimale, që vjen në ndihmë të familjeve të prekura nga fatkeqësia në rast humbjeje jete ose paaftësie të përhershme. Polica garanton mbështetje financiare të barabartë me 24 paga mujore.

Sigurisht, humbja fizike e një të dashuri nuk mund të rikuperohet. Por ky instrument sigurimi zbut në mënyrën më të mirë të mundshme pasojat financiare për një periudhë prej 24 muajsh, duke i dhënë familjes kohë dhe stabilitet për t’u rimëkëmbur.

Si funksionon?
Primi llogaritet në bazë të të ardhurave personale të individit, të cilat duhet të jenë të deklaruara në mënyrë korrekte. Për shembull, në rastin e një elektricisti apo punonjësi manual me të ardhura vjetore prej 18,000 dollarësh, primi vjetor është vetëm 160 euro.

Mbulimi nga polica përfshin:

  • shpenzime mjekësore deri në 4,000 euro;

  • dëmshpërblim të menjëhershëm në rast humbjeje jete ose paaftësie të përhershme;

  • llogaritje dhe pagesë dëmshpërblimi edhe në rast paaftësie të pjesshme.

Vetëm 160 euro në vit për përfitime maksimale në funksion të sigurisë financiare të familjes, në rastin imagjinar të punonjësit me të ardhura vjetor nën 20 mijë euro.

Drama psikologjike e humbjes së një të dashuri nuk duhet të shndërrohet edhe në dramë financiare, kolaps apo faliment.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat