Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës rihter goditi ditën e djeshme Greqinë, në zonën e Lokrida Fthiotidës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në kryeqytetin Athinë.
Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti ka ndodhur 13 km në jugperëndim të Atalantit. Kjo dridhje u pasua nga dy më të vogla në më pak se 10 minuta. E para ishte 2,5 Rihter 9 km në VP të Orchomenos dhe e dyta 2,6 Rihter 5 km JP të Atalantit.
Ndërkohë, një rrëshqitje dheu ka ndodhur në Tragana gjatë tërmetit.
Sipas banorëve të fshatit Exarchos, “në disa shtëpi të vjetra kanë rënë disa çati, por ende nuk kemi një pamje përfundimtare”.
LEXO EDHE: Tjetër lëkundje sizmike në brigjet e Mesdheut, pse nevojitet Sigurimi nga Tërmeti