8.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë rumun në krye të Sistemit të Kartonit Jeshil

Një rumun në krye të Sistemit të Kartonit Jeshil

Sorin GRECEANU, Drejtor i Përgjithshëm i BAAR (Byroja Rumune e Siguruesve Motorike), është zgjedhur si President i Këshilli i Byrove (Green Card Bureaux) për një mandat 5-vjeçar, duke filluar nga qershori 2025.

Kjo shënon pozicionin më të lartë të mbajtur ndonjëherë nga një rumun në një organ ndërkombëtar të dedikuar sigurimin të autopërgjegjësisë.

Greceanu ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim në angazhimin e tij aktiv me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të sigurimeve. Ai është një ekspert shumë i vlerësuar në industrinë e sigurimeve motorike të Rumanisë, me gati 30 vjet përvojë.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka mbajtur role drejtuese në tregun vendor të sigurimeve dhe aktualisht shërben si Zëvendës President i COB për mandatin 2020-2025.

Kontributet e tij në COB janë njohur ndërkombëtarisht dhe zgjedhja e tij si President nxjerr në pah rezultatet e tij me ndikim brenda organizatës.

Është një nder i madh të marr përsipër këtë përgjegjësi në nivel ndërkombëtar. Sistemi Ndërkombëtar i Kartonit të Gjelbër është një shtyllë kyçe në garantimin e lëvizshmërisë dhe sigurisë në rrugët e Evropës dhe rajone të tjera të botës që janë pjesë e Sistemit të Kartonit të Jeshil. Do të vazhdojmë të promovojmë bashkëpunimin, transparencën dhe inovacionin në interes të mbrojtjes së individëve të prekur nga aksidentet, mbajtësve të policave dhe të gjitha organizatave që janë pjesë e COB”, tha Sorin GRECEANU.

I njohur më parë si Këshilli i Byrove, COB është një organizatë ndërkombëtare aktive në sektorin e sigurimeve motorike dhe që vepron për mbrojtjen e të dëmtuarve nga aksidentet rrugore ndërkufitare.

COB koordinon aktivitetet e sistemit të Kartonit Jeshil dhe përfaqëson rreth 1500 sigurues në 47 vende në Evropë, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen “Kartoni Jeshil”:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë?

– Pajisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).

– Mospajisja me siguracionin “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.

– Mungesa e “Kartonit Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.

– Por risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit.

Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat