5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeNjë hap para të tjerëve/ Dëmet nga stuhitë në Austri, “UNIQA” ndihmë...

Një hap para të tjerëve/ Dëmet nga stuhitë në Austri, “UNIQA” ndihmë direkte në terren klientëve të saj

UNIQA Insurance Group, një prej kompanive lider në Austri dhe Europë në fushën e sigurimeve, e pranishme në Shqipëri me SIGAL UNIQA, di si të jetë pranë klientëve të saj, në momentet e tyre më të vështira.

Pas stuhive që prekën krahina të Austrisë si, Carinthia dhe Tiroli Lindor, ekspertët e “UNIQA” shkruan menjëherë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe për të përpunuar kërkesat për dëmshpërblim shpejt dhe në mënyrë joburokratike.

Jo vetëm kaq. “UNIQA” kreu edhe inspektime me dron për ti dhënë zgjidhje të menjëhershme kërkesave të klientëve të saj.

Mbi 200 vite eksperiencë në treg

“UNIQA Insurance Group”, falë eksperiencës mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, mbetet një ndër emrat më të besuar në Austri dhe në Europë.

Falë kësaj experience ajo solli në Shqipëri një tjetër koncept të të bërit biznes duke qenë përherë pranë njerëzve dhe komunitetit me produkte sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar.

Falë kësaj pune, sot, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete të Europës mbështeten tek ky “UNIQA” për të mbrojtur dhe përmirësuar pronën e tyre, sigurinë financiare dhe kujdesin shëndetësor.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në lokacione të ndryshme të kontinentit ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është shndërruar tashmë në një komunitet vlerash nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat