Më shumë se një e treta e makinave të pasagjerëve të shitura në Evropë në vitin 2021 ishin ose hibride ose automjete elektrike, treguan të dhënat e industrisë, transmeton AA.
Pjesa e automjeteve elektrike hibride ishte 19,6%, një rritje nga 11,9% në vitin 2020, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Pjesa e automjeteve të karikueshme elektrike ishte 18% vitin e kaluar, nga 10,5% në vitin 2020, shtoi shoqata.
Megjithëse llojet e karburanteve konvencionale dominuan tregun e makinave të BE-së, pjesa e tyre u ul në vitin 2021, duke përbërë 59,6% të të gjitha regjistrimeve të reja.
Lexo edhe: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”
TOYOTA HYBRID
Ecuria mbresëlënëse dhe evolucioni i suksesshëm, e çuan markën Toyota në një pozitë udhëheqëse në teknologjinë hybrid.
Kur një markë shet më shumë se 10 milionë makina në vetëm një vit, lind pyetja nëse ka ndonjë gjë që mund të sjellë krenari dhe kënaqësi më të madhe në familjen Toyota.
Gjigandi japonez e filloi revolucionin hybrid më shumë se dy dekada më parë dhe sot me të drejtë qëndron para konkurrencës.
Duke filluar me pionierin Prius qysh në vitin 1997, Toyota vazhdimisht përmirëson teknologjinë e saj hybrid dhe përveç zhvillimeve teknologjike që shtojnë karakteristikat, performancën dhe efikasitetin, modelet e reja të hedhura në treg kanë rritur akoma më tej interesin e blerësve.
Toyota ofron një zgjedhje më ambjentaliste dhe teknologji të përparuar për drejtuesit, duke filluar nga Yaris, deri tek krenaria SUV e RAV4, performanca hybrid e të cilëve, fitoi një popullaritet serioz në tregjet evropiane, duke përfshirë edhe atë shqiptar.
Shifrat thonë se gati 11.5 milionë hybrid janë shitur deri më tani me logon e markës japoneze, ku vetëm në 2017 janë shitur rreth 1.5 milionë hybrid. Kjo është një tjetër provë e trendit ku po shkon tregu hybrid, të cilat në realitet sigurojnë mënyrën më të thjeshtë për t’u kujdesur për mjedisin.
Statistikat thonë se në sajë të modeleve hybrid të Toyota për dy dekadat e fundit, janë ruajtur (nuk jane konsumuar) rreth 30 miliardë litra karburant, ndërsa emetimet CO2 janë zvogëluar me 85 milionë ton.
Shifrat impresionojnë dhe tregojnë qartë se automjetet hybrid po bëhen një zgjedhje logjike, sepse ato ofrojnë shumë përfitime në planin afatgjatë. Garancia për këtë është: 12 milionë konsumatorë të kënaqur.
Ku mund ta gjeni në Shqipëri?
Adresa:Autostrada Tiranë-Durrës Km 5
Cel: +355 69 20 81 552
Web: Toyotaalbania.al
Lexo edhe: Toyota numri 1 në botë, 10.5 milionë shitje gjatë vitit 2021/ Ja ku ta gjeni në Shqipëri