22.5 C
Tirana
Friday, May 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë AUTOSOS ditor shpëtoi karrierën e një futbollisti të ardhshëm

Një AUTOSOS ditor shpëtoi karrierën e një futbollisti të ardhshëm

Në Kroaci, në Poreç, pak ditë më parë u bë një grumbullim talentesh të futbollit për grupmoshat 15-vjeçare.

Vëzhgues nga e gjithë Evropa, duke marrë parasysh emrin e mirë që Kroacia ka për grupmosha dhe talente të futbollit, tregohen përherë të vëmendshëm për turnetë e tilla, edhe kur buja e tyre nuk është mediatike.

Të rinj shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, të organizuara si skuadra private, nuk i humbin këto raste. Familjarët, që shpesh bëjnë rolin e agjentëve për të ardhmen e fëmijëve futbollistë, i gjurmojnë aktivitete të tilla me rëndësi.

Të rritur me ëndrra për karriera të mëdha futbolli, Albani, babai i tij shofer dhe një shok i tij, me lejen e skuadrës, nuk udhëtuan me autobus, por u nisën me makinë private për këtë udhëtim.

“Tre herë që kam qenë me babain në makinë përpara ndeshjes në kampionatin e grupmoshave, të treja herët kam fituar dhe kam qenë më i miri në fushë”, na tregoi Albani, mesfushor sulmues për të rinjtë 15-vjeçarë dhe pjesëmarrës në grumbullimin e Poreçit.

Doja që edhe këtë herë të shkoja me makinë, sepse jam shumë supersticioz dhe më duhej shumë fat që të bija në sy. Kur të jem në moshë patente do të kërkoj më shpesh të udhëtoj me makinë”, tregoi ai duke qeshur.

Në ndalesën e fundit, 90 kilometra përpara mbërritjes në Poreçin buzë Adriatikut, në Split, pas një ndalese për ushqim dhe karburant, fare pak orë përpara mbërritjes, automjeti i familjes nuk po nisej.
Një defekt e kishte ndaluar pa asnjë shenjë rindezjeje.
Mua dhe shokut tim na zuri disi paniku. Të nesërmen në orën 9 do të duhej të dilnim në fushë”, rrëfen i qetësuar tashmë futbollisti i ri.
Babai e ruajti qetësinë dhe telefonoi siguracionin. Siguracioni solli një teknik në vendngjarje, shumë shpejt, në hotel mbërritëm vetëm 1 orë e 30 minuta më vonë nga sa patëm parashikuar. Nuk e mendoja kurrë, në kokë mendoja se ai do të duhej të vinte nga Shqipëria, por ishte kroat dhe erdhi në kohë rekord e ndërhyri po aty. Patëm mundësi të flinim dhe të nesërmen në 9 të mëngjesit ishim gati për ndeshjen e parë të provës, edhe unë edhe shoku im shënuam gola”, tregoi futbollisti.
Babai i Gentjanit, i cili edhe në profesion është shofer, ishte ndër përfituesit e parë të produktit novator AUTOSOS ditor në SIGAL.

 

Tani do t’i bëj vjetore, sepse pas dy-tre provave në fushë të djalit, kam marr interesime nga Kroacia, Gjermania dhe Franca për karrierën e tij”, tha për Sigurime.Online i ati.

Për vetëm 1 euro në ditë, një yll shkëlqeu në fushën e lojës dhe një baba e ndihmoi të birin të plotësonte ëndrrën e tij.

AUTOSOS DITOR NË SIGAL

Për vetëm 1 euro në ditë, siguracionin AUTOSOS mund ta sigurosh për aq ditë sa është e nevojshme nëse nevoja nuk është vjetore. Ky siguracion të garanton ndërhyrjen në vendngjarje, konsultën telefonike dhe transportin në servisin më të afërt, apo edhe në banesë, nëse bëhet fjalë për ngjarje, defekt ose aksident brenda Shqipërisë. Shërbimi është i mundur edhe jashtë Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat