5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNiveli i ulët i lindjeve, sociologët: Të bëhemi gati për më shumë...

Niveli i ulët i lindjeve, sociologët: Të bëhemi gati për më shumë azile se kopshte

Emigracioni i lartë që ka prekur Shqipërinë më së shumti vitet e fundit, por dhe plakja e popullsisë ka bërë që vendi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve ndonjëherë.

22,210 lindje në 2023 është edhe numri më i ulët në 30 vitet e fundit që Shqipëria ka regjistuar.

LEXO EDHEMë e forta në 30 vitet e tranzicionit/ Lindjet, rënie vjetore me 10% në 2023

Ndalur në 3 mujorin e katërt të 2023 lindjet ranë me 7.6%.

Më së shumti rënie u regjistrua në qytetet Gjirokastër, Kukës e Lezhë ndërsa më shumë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Sociologët lajmërojnë se në vijim do përgatitemi për të parë më shumë azile sesa kopshte.

“Çfarë do të thotë që kemi më pak lindje. Kemi një piramidë e cila ka bazë të gjerë që përfaqëson lindjet dhe vdekjet më lartë. Sot nuk kemi piramidë më çka do të thotë baza poshtë është e ngushtë dhe nuk mund të mbajë një popullsi të madhe”, u shpreh sociologia Eris Dhamo.

Ndalur tek fatalitetet në 2023, ky numër ra me 3964 krahasuar me një vit më parë. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 109 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.293 vdekje.

“Duhet të stimulojmë familjet e reja ka modele pafund. Nuk jemi shoqëri që të lidhim një pagë mujore. Por kemi mundësi të lehtësojmë jetën e prindërve nëpërmjet aksesit në banesë”, shtoi Dhamo.

Shtesa natyrore e popullsisë ose thënë ndryshe diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, për vitin 2023 regjistrohet në 2,176 lindje më shumë se vdekje.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 833 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa në Korçë, 139 vdekje më shumë se sa lindje.

LEXO EDHEKriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat