11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis bashkëpunimi teknik mes FSHB dhe Federatës Italiane të Basketbollit

Nis bashkëpunimi teknik mes FSHB dhe Federatës Italiane të Basketbollit

Sekretari i Federatës Italiane të Basketbollit Maurizio Bertea priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) Franko Bushati, ish basketbollist i kombëtares shqiptare dhe me një karrierë 20-vjeçare në ekipet italiane.

Në takim, palët ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin mes dy Federatave ndërsa u ndalën edhe në disa pika të rëndësishme, të cilat do të marrin jetë së shpejti:

– Trajnime për trajnerët e skuadrave senior
– Trajnime për trajnerët e ekipeve të të rinjve
– Instruktorë të mini-basketbollit
– Trajnime për gjyqtarët
– Teste për arbitrat
– Metodika të stërvitjes për ekipet kombëtare të të rinjve (U16/U18)
– Sesione të përbashkëta stërvitore (U16/U18)

Pas një karriere shumë të suksesshme, deri në elitën e basketbollit italian, në fundin e vitit të shkuar Franko Bushati vendosi të pranojë ftesën e Presidentit të FSHB, Avni Ponari për të marrë rolin e drejtuesit si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Koshit.

Dua të sjell eksperiencën që kam fituar në Itali, atë që kam parë dhe që kam provuar, mardhëniet e mia dhe kontaktet që kam, për ti vendosur në dispozicion të Federatës Shqiptare të Basketbollit“, do të shprehej asokohe Bushati.

Dhe lëvizjet pozitive në FSHB vazhdojnë.

Pa harruar ngjarjen e rëndësishme për basketbollin shqiptar këtë korrik.

Pas Kampionatit Europian të Futbollit, “Gjermani 2024”, Kampionatet Europiane të Basketbollit, në dy kategori U-16 dhe U -18  djem, do të zhvillohen në Shqipëri.

Përkatësisht në Tiranë tek “Feti Borova”, U-16 djem, në datat 7-14 korrik dhe në Elbasan, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, për U-18 djem, në datat 19- 29 korrik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat