20.5 C
Tirana
Saturday, September 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgadalësohet turizmi/ Hyrjet e shtetasve të huaj në qershor, rritjen më të...

Ngadalësohet turizmi/ Hyrjet e shtetasve të huaj në qershor, rritjen më të ulët të këtij viti

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor kanë treguar një ngadalësim në ritmet e rritjes në krahasim me muajt e mëparshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit qershor 2024, vendi ynë ka mirëpritur 1,921,208 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 21.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëse analizojmë shtetasit sipas origjinës, themi se janë 676, 241 shtetas shqiptarë dhe afro 1.24 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit të  gjashtë të vitit. Rikujtojmë se një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve u rritën me 38%, ndërkohë në shkurt me 55%, muaj ky që ka shënuar edhe rekordin e këtij viti.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ishte fluksi  i të huajve në shqipëri përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti.

Shifrat flasin për 8.09 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës janar- qershor 2024.

Nga këto afro 3.5 milionë ishin shqiptarë dhe 4.5 milionë të huaj Në të kundërt, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dolën nga territori shqiptar 8.2 milionë shtetas ose 28.9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga ana tjetër, nëse analizojmë shifrat e hyrjeve të  shtetasve të huaj sipas rajonit rezulton se në qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.1 mln  shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41,900 dhe 11,100 shtetas.

Arsyet kryesore që tërheqin të huajt në Shqipëri janë biznesi dhe qëllimet profesionale, me një rritje  të konsiderueshme prej 57.2%.

Gjithashtu, pushimet, vizitat tek të afërmit dhe arsyet personale janë faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në fluksin e turistëve.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Atdhe! Emigrantë, si të shijoni plotësisht pushimet tuaja në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat