15.5 C
Tirana
Thursday, May 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Vlora në Shkodër: tur prezantimesh me synime strategjike bashkëpunimi

Nga Vlora në Shkodër: tur prezantimesh me synime strategjike bashkëpunimi

SIGAL është vënë në kërkim mundësish të reja bashkëpunimi me agjenci turistike dhe imobiliare.

Drejtues të lartë të kompanisë lider në tregun e sigurimeve në vend, SIGAL INSURANCE GROUP, zhvilluan këtë javë një seri takimesh në qytetet Fier, Vlorë dhë Shkodër.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte kërkimi i mundësive të reja të bashkëpunimit me drejtues dhe pronarë agjencish turistike dhe imobiliare, që ishin edhe pjesëmarrësit kryesorë.

Këto prezantime kishin si synim forcimin e bashkëpunimit me agjenci partnere dhe zgjerimin e gamës së produkteve të sigurimit të ofruara nëpërmjet tyre në nivel lokal.

Përfaqësuesit e SIGAL theksuan nevojën për ndërtimin e një bashkëpunimi strategjik me përfitime dypalëshe.

Duke ofruar trajnime në marketing, një platformë digjitale për shitje dhe shërbime të integruara nga një pikë e vetme, SIGAL synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata dhe besueshmëri me klientët përmes produkteve të sigurimit të personalizuara dhe të përshtatura me nevojat e tregut.

Një ndër pikat më tërheqëse të prezantimeve ishte përfitimi i drejtpërdrejtë financiar që agjencitë imobilare deh turistike mund të sigurojnë nga shitja e produkteve të sigurimit.

Për agjencitë turistike, u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer kombinimi i produkteve të sigurimit me paketat e udhëtimit, duke përfshirë: sigurimin “Shëndet në udhëtim”, “Anullim udhëtimi”, “Vonesa bagazhesh”, shërbimin “Teleshëndet”, sigurimin e udhëtimit për turistët ardhës, si edhe sigurimin e përgjegjësisë publike për vetë agjencitë.

Këto produkte shtojnë vlerën e ofertave turistike dhe forcojnë pozicionin e agjencive në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Nga ana tjetër, për agjencitë imobiliare, SIGAL propozoi një gamë produktesh që adresojnë nevojat specifike të klientëve të tyre, përfshirë sigurimin e apartamenteve dhe ambienteve të biznesit, sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesit dhe sigurimin e përgjegjësisë publike.

Këto produkte jo vetëm që rrisin mbrojtjen ligjore dhe financiare për klientët, por gjithashtu ofrojnë një mënyrë për agjencitë, që të diferencohen në shërbimet e tyre.

Gjatë takimeve u prezantuan edhe katër produkte ekskluzive të SIGAL, të dizajnuara për të garantuar të ardhura të vazhdueshme për bashkëpunëtorët: Pensioni Privat, Autososi, Jetë Plus me Përkujdesje dhe Jetë Plus me Dëmshpërblim.

Me interes të veçantë për agjencitë turistike ishte edhe prezantimi i mundësive të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë për prenotime me vilat SIGAL në Pogradec, Korçë dhe Berat, si dhe me resortin VALBONA, si pjesë e një qasjeje të integruar për të kombinuar shërbimet e sigurimit me ofertat turistike.

Këto takime konfirmuan edhe njëherë angazhimin e SIGAL për të qenë një partner strategjik i besueshëm, që jo vetëm ofron produkte sigurimi, por edhe krijon mundësi konkrete zhvillimi dhe fitimi për çdo partner të tij biznesi.

Takime të tilla do të vijojnë edhe në qytete të tjera gjatë javëve në vijim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat