12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga tërmetet, zjarret e deri tek përmbytjet/ 8 rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë

Nga tërmetet, zjarret e deri tek përmbytjet/ 8 rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë

Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri, ndërkohë që në lojë ka hyrë një rrezik i ri, ai nga teknologjia.

Në janar të këtij viti, Qeveria miratoi Planin Kombëtar për Emergjencat, i cili tashmë i referohet një harte te re rreziqesh, ashti si dhe mekanizmash e aktorësh të rinj në trajtimin e tyre.

Ngjarjet e kohëve të fundit, sipas Qeverisë, kanë treguar shumëllojshmërinë dhe intensitetin e krizave dhe rreziqeve natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu në Shqipëri.

Viti 2019 ishte një vit kyç për vendin pasi jo vetëm që u miratua ligji i ri nr. 45/2019, i cili parashikon përgjegjësitë e mbrojtjes civile, por ishte gjithashtu dhe viti i dy tërmeteve të fuqishëm përkatësisht të 21.9.2019 dhe 26.11.2019. Kjo u pasua nga pandemia globale e koronavirusit (COVID-19) në vitin 2020, e cila shkaktoi humbjen e jetës së mbi 3,400 shqiptarëve.

Këto ngjarje kyçe janë shoqëruar nga rreziqet e përhershme të përmbytjeve, zjarreve në pyje, temperaturave ekstreme, thatësirave dhe rrëshqitjeve të tokës, të cilat ndodhin me shpeshtësi periodike në të gjithë vendin.

Sipas Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (SKZRF), të dhënat e mbledhura për analizimin e tendencave tregojnë se, gjatë kohëve të fundit, këto incidente “rutinë”, janë transformuar dhe janë kthyer në emergjenca apo fatkeqësi më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë për vendin dhe me shumë mundësi kjo vjen si pasojë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Sa i përket Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, në plan theksohet se u zbatua një analizë dhe sintezë shtesë bazuar mbi 6 raporte të vlerësimit të risqeve kryesore për të ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse dhe koherente të risqeve nga fatkeqësitë në vend.

Si metodë për analizën u përzgjodh një instrument i vlerësimit të risqeve të shumëfishta, i cili ndihmon për t’u fokusuar në risqet komplekse dhe me efekt zinxhir të lidhura me cenueshmëritë dhe rreziqet e shumëfishta në çdo territor.

U zhvilluan disa skenarë të mundshëm të riskut nga fatkeqësitë, si dhe u identifikuan rekomandime për fushat prioritare të kapaciteteve për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë.

Në fund, Plani rendit tetë risqe madhore që potencalisht mund të shkaktojnë emergjaca civile në vend:

  • në vend të parë Përmbytjet,
  • së dyti Incidentet Teknologjike (Të shkaktuara nga njeriu/proceset),
  • së treti Rreziqet Biologjike,
  • së katërti Rrëshqitjet e tokës,
  • së pesti Tërmetet,
  • së gjashti Çarjet e digave,
  • së shtati Zjarret masive,
  • së teti Ortekët.

Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë – E PLOTË

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat