9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Shkodra në Gjirokastër, zonat që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

Nga Shkodra në Gjirokastër, zonat që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

Gjatë natës janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pasditja sjell përmirësim të motit.

Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës rrebeshet do të mbesin në disa zona të vendit.

Sipas saj, më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë  shumë intensive”, u shpreh Porja në A2.

Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare”.

Porja theksoi se pas mesditës pritet përmirësim i motit në 70% të territorit.

“Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”

 

LEXO EDHEShqipëria, një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet/ Siguracionet që na nevojiten

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat