Zjarri që ra këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas riktheu edhe një herë në vëmendje një pyetje të rëndësishme për fermerët dhe investitorët: a mund të sigurohen ullishtat?
Përgjigjja është e thjeshtë: po, ullishtat janë një kulturë e sigurueshme.
Në fakt, në shumë raste sigurimi është mënyra më e zgjuar për të mbrojtur një investim që kërkon vite pune dhe shpenzime.
Logjika është e qartë. Nëse në një ullishte investohen 100 njësi, një zjarr mund ta kthejë gjithçka në 0 njësi brenda pak orësh.
Sigurimi e bën më të thjeshtë: në SIGAL Insurance Group për rreth 3% të vlerës së investimit, investitori ruan mundësinë që pas një dëmi të rikthehet sërish në 100 njësi.
Dilema është e thjeshtë: nga është më e lehtë të rifillosh:
nga zeroja apo nga 100-a?
Diferenca shpesh është vetëm një policë sigurimi.
Le ta shohim me një shembull konkret.
Një investitor mbjell në tokën e tij 2000 fidane ulliri 3–4 vjeçare. Investimi arrin rreth 4,000,000 lekë. Llogaritëm me 2,000 Lekë koston e rrënjës së rritur të ullirit.
Por në vitin e parë një zjarr i papritur dëmton plantacionin dhe gjithçka humbet. Investimi zhduket dhe fermeri detyrohet të nisë nga e para, edhe pse në total ka investuar për 4 milionë Lekë.
Nëse ullishtja do të ishte e siguruar, situata do të ishte ndryshe.
Me një prim sigurimi rreth 3% të investimit, pra rreth 120,000 lekë, dëmi do të mbulohej nga kompania e sigurimit.
Në rast shkatërrimi total, investitori do të dëmshpërblehej me 4,000,000 lekë, duke pasur mundësinë të rifillojë menjëherë investimin.
Investo 4,120,000 Lekë dhe për t’ia rinisur nga e para do të kesh 4,000,000 Lekë dhe jo 0, siç ndodh shpesh pas një zjarri masiv.
Pikërisht për këtë arsye sigurimi i kulturave bujqësore po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Ai mbron investimin, stabilizon të ardhurat dhe i jep fermerit sigurinë për të vazhduar punën edhe pas një fatkeqësie.
Me zgjidhjet e sigurimit të agro-kulturës nga SIGAL Insurance Group, investimet në bujqësi mund të mbrohen nga rreziqe si zjarri, fatkeqësitë natyrore dhe dëmet e papritura.
Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë: a nuk është një mundësi e shkëlqyer, që me 3% të vlerës së investimit, të garantosh rikthimin e 100%-shit në çdo kohë në rast dëmi?
Mundësia: siguracion i agrikulturës në SIGAL Insurance Group.




