26.5 C
Tirana
Wednesday, August 20, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga motor i vogël detar te jaht luksoz, SIGAL mbron çdo lundrim...

Nga motor i vogël detar te jaht luksoz, SIGAL mbron çdo lundrim duke filluar nga 7500 Lekë në vit

SIGAL INSURANCE GROUP ofron çdolloj siguracioni të nevojshëm për operatorët turistik në det. Kërkesat për certifikimin si operatorë detarë, në vitet e fundit, po dyfishohen.

Nga ana tjetër, në rritje po vijnë edhe kontrollet e policisë për pajisjen me dokumentacionin e duhur të këtyre mjeteve.

Pasja e siguracionit detar është domosdoshmëri, respekt ndaj klientëve turistë dhe vetes, ligjshmëri si edhe seriozitet.

SIGAL ju jep mundësinë t’i shtoni vlerë kapaciteteve tuaja si OPERATOR TURISTIK DETAR duke i patur këto sigurime

LEGJISLACIONI 

Në pikën 1, gërma “e” e Kapitullit II  të Udhëzimit nr. 4, dt. 31.12.2020, Mbi kriteret dhe procedurën për certifikimin e operatorëve të turizmit detar, shprehimisht thuhet se:

Subjekti, i cili kërkon të pajiset me certifikatën e operatorit të turizmit detar, për çdo aktivitet turistik detar ose/dhe për të gjitha aktivitetet, përveç respektimit të parashikimeve të ligjit nr. 43/2020, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. e) të sigurojë përgjegjësitë ndaj palëve të treta në ujërat e detit të brendshëm dhe detit territorial të Republikës së Shqipërisë

A e zbatojnë të gjithë pronarët e mjeteve të vogla lundruese këtë detyrim?

SIGAL ofron çdo sigurim të nevojshëm për operatorët turistikë

Deti mbart shumë rreziqe të paparashikuara ndaj është thelbësore që pronarët dhe operatorët e mjeteve të lundrimit të kenë sigurimin e duhur për të parandaluar humbjet e panevojshme në rast aksidenti.

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Sipas Ligjit për “Sigurimin e Detyrueshëm në sektorin e transportit”, nr.32/2021, detyrimin për të lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës dhe personit, e ka pronari i mjetit lundrues, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw.

Njësoj si “TPL” e autoveturës, ky sigurim mbulon dëmet ndaj palëve të treta.

Kufiri i dëmshpërblimit është 50 Milionë Lekë për dëme pasurore dhe shëndetësore, për çdo ngjarje.

Përkatësisht kjo shprehet qartë në nenet 50 dhe 51 të këtij ligji.

SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT TË UDHËTARËVE NË LUNDRIM

“Ligji Nr.32/2021”, në nenet 17, 18, 19 të tij, parashikon edhe sigurimin e detyrueshem ndaj aksidenteve dhe shendetit te udhetareve ne lundrim.

Për mjetet në transportin publik, siguruesi nuk lëshon kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së pronarit nëse pronari i mjetit nuk zotëron edhe policën e sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, sipas përcaktimeve të nenit 17 të këtij ligji.

Kufiri minimal i dëmshpërblimit për çdo ulëse apo person në bordin e mjetit lundrues është:

  • Në rast vdekje – 2 Milionë Lekë
  • Në rast paaftesie të përhershme – 4 Milionë Lekë
  • Në rast paaftesie të përkohshme dhe trajtimet mjekësore – 1 Milion Lekë 

Ky sigurim ka një rëndësi kyçe, pasi pa siguruar udhëtarët, ligjërisht nuk ke të drejtë për të siguruar përgjegjësinë MVL.

SIGAL kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, i ofron të gjitha sigurimet e Marinës dhe garancinë e risigurimit prej gjigantëve të sigurimeve në botë, çka përbën një garanci më shumë për biznesin tuaj.

ONLINE mund të përllogarsini në varësi të të dhënave të mjetit edhe primin e sigurimit që do t’ju duhet të paguani:

Blini këtë siguracion në çdo zyrë të SIGAL INSURANCE GROUP në qytetin tuaj ose ONLINE nga celulari, shpejtë dhe thjeshtë, në www.sigal.com.al 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat