Në siguracionet motorike, ku dëmet janë të shpeshta dhe shpesh urgjente, një kompani e organizuar mirë që paguan shpejt, korrekt dhe sipas ligjit, bën diferencën mes një sigurimi që ekziston vetëm në letër dhe një sigurimi që funksionon realisht në praktikë.
Në këtë drejtim, për SIGAL, shifrat e raportit zyrtar vjetor të AMF për tregun e sigurimeve janë ato që flasin:
Përqindjet e pagesave të dëmeve në raport me totalin
Kompania paguan 19.63% të dëmeve totale me siguracionin e detyrueshëm TPL, përkatësisht 926,216,000 Lekë përgjatë vitit 2025.
Kompania paguan 32.93% të dëmeve totale të tregut me siguracionin e Kartonit Jeshil. 248,956,000 Lekë u paguan nga kompania për dëmshpërblime në këtë lloj siguracioni.
20.27% të dëneve totale, përkatësisht 215,163,000 Lekë SIGAL i pagoi për siguracionin KASKO dhe siguracionin kufitar për vitin 2025.
8 kompani operojnë në sigurimet jojetë, që ofrojnë siguracionet motorike, por 21.27% e dëmeve totale në sigurimet motorike, konkretisht 1,390,335,000 Lekë për vitin 2025 u paguan nga SIGAL.




