8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga kancelaria te librat dhe pajisjet, sa kushton rikthimi në shkollë? Po...

Nga kancelaria te librat dhe pajisjet, sa kushton rikthimi në shkollë? Po për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve, sa shpenzojmë?

Sezoni i kthimit në shkollë është gjithmonë një moment i rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit. Është një kohë që shënon fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me pritshmëri, synime dhe sfida të reja.

 

Megjithatë, vitet e fundit, ky sezon është bërë gjithashtu sinonim me shpenzime të larta dhe rritje të çmimeve.

 

Shtrenjtimi i artikujve shkollor, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë familje, duke e bërë kthimin në shkollë jo vetëm një ngjarje të rëndësishme, por edhe një sfidë ekonomike.

 

Sa kushton dita e parë?

 

Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 8000 lekë. Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas.

 

Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kosto e të cilave mund të variojë deri në 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije.

 

Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, dosjet, fletët a4, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë. Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.

 

Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 2000-10000 lekë. Gjithashtu portofolët, që shiten kryesisht të mbushur, kostot e të cilëve nisin nga 1000 lekë (ata bosh) deri në 4000 lekë të mbushur.

 

Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re një rritje të çmimeve, në varësi të markave. Për shkollat private, një kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.

 

Uniformat për shkollat private nisin nga 15 mijë lekë ndërsa librat ndryshojnë në varësi të klasës, por bëhet fjalë për kosto nga 5-10 mijë për ciklin fillor. Për klasat 5-9, çmimet janë më të shtrenjta.

 

Rritja më e madhe e çmimeve është tek fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e rritjes së çmimit të letrës. Nëse çmimi i një fletore të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 40 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim prej 50-80 lekë, tani janë më rreth 150-200 lekë.

 

E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat, apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen bazë dhe të domosdoshme.

 

Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta.

 

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 12 mijë lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë relativisht të lira dhe jo në dyqane më cilësore.

 

Sipas “Monitor”, kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 26% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë.

 

Por sa të gatshme janë institucionet arsimore në vendin, por jo vetëm, për tu përballur me të ngjarje aksidentale dhe të papritura?

Po prindërt sa të gatshëm janë të përballojnë kostot financiare që rrjedhin nga të tilla ngjarje aksidentale?

 

Fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e një kombi. Sa më të shëndetshëm janë ata sot, aq më e shëndetshme do të jetë Shqipëria nesër. Por pa harruar edhe stafet pedagogjike, që kanë rol të patjetërsueshëm në edukimin e brezave të ardhshëm.

 

Në asnjë vend të Europës, nuk mund të konceptohet fakti që, një nxënës të futet në një institucion arsimor, privat apo publik qoftë, pa qenë më parë i siguruar.

 

Sigurimi i Shëndetit dhe Aksidenteve

  • Sigurimi i Aksidenteve për Nxënësit: Ofron mbulim për dëmtimet që mund të pësojnë nxënësit gjatë aktiviteteve brenda ose jashtë shkollës, përfshirë ekskursionet, sportet, dhe aktivitetet e tjera.
  • Sigurimi i Aksidenteve për Stafin Pedagogjik: Mbulon dëmtimet që mund të pësojë stafi gjatë ushtrimit të detyrave të tyre profesionale.

 

Çfarë ofron këtë vit të ri shkollor SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve?

 

SIGAL UNIQA edhe këtë vit të ri shkollor me produktin e dedikuar “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, si mbështetja më e mirë financiare në momentet më delikate dhe për ti dhënë mundësinë prindërve tē ndjekin qetësisht rrugëtimin e vogëlushëve të tyre në rugën e dijes.

 

 

Askush nuk e uron të keqen, sidomos tek fëmijët, por të jesh i parapërgatitur për çdo të papritur është përgjegjësi dhe qytetari.

 

“Karta e Kujdesit Shëndetësor” mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA, kudo në Shqipëri.

 

Me SIGAL UNIQA mësojmë më mirë dhe jetojmë më shëndetshëm

 

Web: www.sigal.com.al

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat