16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga bonuset te kolona e dytë.../ Çfarë opsionesh po diskutohen për skemën...

Nga bonuset te kolona e dytë…/ Çfarë opsionesh po diskutohen për skemën e re të pensioneve?

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Olta Manjani shpjegoi në emisionin ‘DATAROOM’ në SCAN arsyen se pse për pensionistët ekzistues, u zgjodh dhënia e një bonusi të dyfishuar për atë me pensione mbi 20 mijë lekë dhe i trefishuar për ata mbi 20 mijë lekë.

 

Sipas Manjanit, bonusi siguron një formë alternative për të plotësuar të ardhurat e munguar për pensionistët dhe njëkohësisht për të ruajtur parimin kontributiv që është edhe parimi kryesor i skemës.

 

Për këtë qëllim, krahas bonusit të përvitshëm të parashikuar në buxhet, qeveria pritet që në muajin dhjetor të miratojë dhe aktin normativ për hapjen e një llogarie të posaçme në Bankën e Shqipërisë që do të mundësojë krijimin e një fondi special për pensionistët, që do të ‘ushqehet’ me të ardhura që variojnë nga performanca e ekonomisë.

 

Skema e re e pensioneve, çfarë opsionesh po diskutohen?

 

Diskutimi 1-Pensioni social para moshës 70 vjeç

Një ndër propozimet e diskutuara është lidhja e pensionit social me vitet e kontributeve. Aktualisht, ky pension përfitohet në moshën 70 vjeç, pavarësisht viteve të punës. Reforma e re synon të vendosë një lidhje direkte mes viteve të punës dhe masës së pensionit social.

Po ashtu, synohet të mundësohet përfitimi i pensioni social në një moshë më të hershme për ata me më shumë vite kontributeve, pra para moshës 70 vjeç dhe ndërkohë, masa e pensionit të përfituesit të jetë reflektim i masës së kontributeve që ai mund të ketë paguar ndër vite.

 

Diskutimi 2-Mosha e daljes në pension

 

Në intervistën me gazetarin Kreshnik Kuçaj, Manjani evidentoi se një ndër propozimet e Bankës Botërore, që po asiston qeverinë shqiptare në realizimin e kësaj reforme, është edhe mundësia e rritjes së moshës së daljes në pension. Me reformën e vitit 2014, u vendos rritja graduale e moshës për burrat dhe gratë duke arritur  në një barazi të moshës së daljes në pension në moshën 67 vjeçare, në vitin 2056. Manjani tha se alternativ që po mbështet qeveria shqiptare është jo rritja e mëtejshme e moshës së daljes në pension, por një përshpejtim i ritmeve të afrimit të moshës së barazimit. Kjo nënkupton se barazimi i moshës për burrat dhe gratë 67 vjeç për daljen në pension, mund të ndodhë edhe para vitit 2056, sikurse parashikohet nga reforma e vitit 2014.

 

Diskutimi 3- Kolona e dytë e pensioneve: Një opsion për të ardhmen

 

Një tjetër opsion i diskutuar është aplikimi i një skeme të kombinuar (publike dhe private) për menaxhimin e pensioneve. Kjo skemë, e quajtur kolona e dytë, është një model i suksesshëm në disa vende dhe parashikon që një pjesë e kontributeve të investohet nga sektori privat, duke siguruar përfitime shtesë.

Manjani theksoi se çdo reformë e tillë kërkon një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi, pasi shqiptarët kanë një prirje tradicionale për të lidhur përfitimet e pensioneve me sektorin publik.

LEXO EDHEPonari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat