19.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga "Anti-Tumori" tek Pensioni Privat/ Intervista e plotë e Ponarit në "Wake...

Nga “Anti-Tumori” tek Pensioni Privat/ Intervista e plotë e Ponarit në “Wake Up”: Sigurimet formësojnë pavarësinë financiare të qytetarëve

CEO i “SIGAL UNIQA”, z.Avni Ponari ishte i ftuari i emisionit “Wake Up” në Top-Channel dhe Top Albania Radio ku foli mbi sigurimet dhe ato çfarë ofron kompania që ai drejton.

 

Teksa jemi ende në “Tetorin Rozë” dhe kur sëmundjet e rënda njohin rritje të vazhdueshme, Ponari u ndal tek dy produktet unike që ofron “SIGAL UNIQA”: Sigurimi “Jetë Plus” dhe ai “Anti-Tumor”.

 

Periudha pas Covid ka bërë shumë ndryshime në sistemin shëndetësor dhe ndryshimet janë jo të pakta. Kompani të mëdha si SwissRe kanë bërë studime dhe kanë dalë në shumë konkluzione. Shfaqja e kancerit po bëhet pak më masive, por themelore është fakti që kanceri sot është plotësisht i shërueshëm.

Për çdo rast kompanitë kanë krijuar këto paketa, sigurimin AntiTumor që janë shumë të rëndësishme dhe shumë të veçanta, sepse njerëzit mund të përfitojnë në mënyrë të menjëherëshme edhe në cash vlera të caktuara, por edhe mbulim në sigurim në spitalet më të mira të Europës, në një vlerë deri në 1 milion euro. Të gjitha këto vlera janë ato që i ofrohen çdo klienti që ka këtë lloj sigurimi.

 

Mbulimi i Antitumorit ka një kosto të vogël për klientin që varion nga 50 euro në vit deri në aq sa do të gjesh shumën e siguruar. Pra për 50 euro në vit, në rast konstatimi do të marrësh 10 000 euro. Është i mjaftueshëm për të bërë kontrolle dhe për ta ndihmuar veten në pjesën dërrmuese të spitaleve të Europës.

 

E veçanta është se ne marrim dy konstatime, dy opinione. Në 7% të rasteve të konstatuara me kancer të siguruar te SIGAL, 7% kanë rezultuar jo me kancer pasi kemi marrë opinionet në spitalet në Europë. I është dhënë diagnoza këtu me kancer, i është dërguar diagoza në spitalet dhe kemi marrë opinionin tjetër që nuk ka rezultuar me kancer. Marrja e dy-tre opioneve të tjera është shumë e rëndësishme”, tha Ponari.

 

Më pas z.Ponari u ndal edhe te Sigurimi “Jetë Plus”.

 

Varianti i dytë është Jetë Plus që ka një kosto pak më të lartë. Këto janë produkte që shiten masivisht në Europë dhe SHBA. Jetë Plusi përveç kancerit, ka edhe sëmundje të tjera, siç është transplanti, zemra dhe sëmundje të tjera. Është një paketë e plotë dhe ka një mbrojtje deri në 1 milion euro për klientin.

Të gjitha faturat që të përkasin ty si klient, deri në vlerën 1 milion euro i paguan SIGAL. Klienti ka të drejtë nga tre spitale, ta zgjedhë vetëm njërin. Madje me Jetë Plus paguhet edhe një shoqërues me 100 euro në ditë gjatë kohës së qëndrimit në spital”.

 

A janë të sensibilizuar shqiptarët kur vjen puna të blerja e paketëve të shëndetit?

 

Brezi i ri është më i ndërgjegjshëm, është më afër gjërave të reja që ndodhin në botë, ka një rritje të njerëzve që vijnë vullnetarisht apo e blejnë në rrjetet tona online. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve, ka një rritje të fluksit”.

 

Po kompanitë që kanë stafe të mëdha, afrohen për të bërë këto lloj sigurimesh?

 

Këto sigurime në i kemi me koorporata më shumë, bankat, kompanitë e mëdha në Shqipëri, pothuajse të gjitha ambasadat, grupe pedagogësh të universiteteve. Është një kategori mjaft e madhe grupimesh që i kërkojnë dhe i kanë marrë“, tha ndër të tjera Avni Ponari.

 

Më tej, CEO i SIGAL UNIQA, foli edhe për përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë.

 

Sipas tij, qytetarët dhe bizneset e siguruara janë dëmshpërblyer tashmë.

 

Bëra një status para ca kohësh, “sikur Vlora të ishte e siguruar. Çfarë do ndodhte?” Dhe në këtë status përshkrova sa do zgjaste koha e pagesës për secilin nga ata që ishin dëmtuar. Fatkeqisht 50 biznese dhe dyqane ishin të siguruar nga përmbytjet në Vlorë. Ne i përcaktuam menjëherë dhe i paguam. Ata i morën lekët. Pjesa tjetër thoshte pse paguan këtë dhe s’më paguan dhe mua? Po ky është i siguruar. Ti nuk je i siguruar”

 

Ponari shtoi më tej se, Shqipëria ndodhet në mes vendeve më të rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet dhe nëse Vlora do të ishte e siguruar, sot të gjithë do të merrnin pagesat për dëmet e pësuara në banesa, biznese apo automjete.

 

Po të kishte qenë që, i gjithë qyteti i Vlorës, që mund ta bëjë edhe Këshilli Bashkiak, mund të bëhet edhe në shkallë kombëtare, rreziku nga katastrofat. Si rrezik potencial për gjithë Shqipërinë. Tërmete, ne jemi të ekspozuar. Jemi në zonën e kuqe. Tregu i sigurimeve i ka të përcaktuara zonat. Shqipëria është në zonën e kuqe për tërmetet. Ka zona të rrezikuara nga përmbytjet. Sot në të gjithë botën po punohet për ndërtimin e skemave të mbrojtjes nga katastrofat, të cilat janë uji, breshëri, tërmeti, të cilat janë rreziqe potenciale. Sivjet patëm për herë të parë shumë dëme nga breshëri me KASKO. Dhe paguam shumë para. Po duke qenë se numri nuk është shumë i madh të makinave KASKO dhe paguam pak. Po paguam rreth 100 e ca mijë euro për disa nga makinat që ishin dëmtuar. Ne i ofrojmë të gjithë produktet. E mbulojmë edhe këtë lloj rreziku. Dhe nëse do ishte e gjithë Vlora e siguruar do të ishte e gjitha e mbuluar. Tregu i sigurimeve do të paguante menjëherë. Të gjithë vlonjatët do të merrnin paratë cash”.

 

Një temë shumë e diskutuar ditët e fundit është edhe kriza e pensioneve.

 

Sipas z.Ponari zgjidhja është e thjeshtë: pensioni privat.

 

Pensionet private janë sot shumë të rëndësishme dhe shumë komplementare për të githë njerëzit sepse ato krijojnë një mundësi tjetër. 

 

Sot në SIGAL janë rreth 200-300 veta që marrin pension privat, që kanë hyrë në skemë para 15 vjetësh. Sepse këtu del 60 vjeç. Dhe marrin 400, 500, 700, 800 mijë leë në muaj. Përveç pensionit shtetëror, që mund të jetë 200, 300. Sepse në pension privat ti investon për veten. Paratë num të humbasin dhe janë të tradhëgueshme. Në sigurimet shoqërore ti paguan për të tjerët. 

 

Duke qenë pjesë e ekonomisë së tregut, secili duhet të mendoj pak për veten e tij. Pra, ekziston pensioni privat. A duhet ta bëjnë? Shteti ka krijuar incentiva. Deri në 480 mijë lekë mund ti heqësh nga rroga dhe ti çosh te pensioni privat dhe nuk taksohesh. Dhe ti nëse 10 vjet i çon këto para te pensioni privat atëherë ti ke një pension privat mbi 500 mijë lekë në muaj gjatë gjithë jetës.

 

Ata që kanë paga të larta shmangin 23%-shin, shmang disa taksa sepse është e pataksueshme. Ta ka krijuar këtë mundësi.

 

Reforma e zgjidh këtë problem. Maqedonia ka kolonën e dytë që do të thotë, nga ai 27% që paguajmë nga paga, 23% shkojnë te sigurimet shoqërore dhe 4% te pensioni privat. Vetëm ne dhe Serbia nuk e kemi. Kjo reformë do ti jepte zgjidhje përfundimtare dhe çdo qytetar do të kishte dy pensione. Sigurimet dhe pensionet private, së bashku, krijojnë pavarësinë e njeriut. Sepse nëse ti ke një sigurim, një pension, një sigurim shëndeti, ke githçka, ti nuk ke nevojë të shkosh as te ministria e shëndetësisë, as te kryetari i bashkisë, por do shkosh te agjencia apo kompania e sigurimeve dhe do u thuash mu përmbyt shtëpia, mu dogj shtëpia, do shkoj në spital…”

 

SIGAL UNIQA është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

 

Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania që është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, mbetet në krye të tregut duke zotëruar rreth 30% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të saj.

 

“SIGAL UNIQA Group Austria” u themelua në Tiranë në shkurtin e vitit 1999 dhe sot pas më shumë se 25 vjetësh është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

 

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat