Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 Maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu drejt Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.
ARRSH thotë se ka marrë vendimin pasi pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.
Si rezultat, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, është vendosur që vendimi të jetë për një afat të papërcaktuar.
LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme